29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Protestë në Durrës kundër mbetjeve të rrezikshme,Muçollari:”Nëse qeveria nuk reagon, duhet të përshkallëzojmë reagimin tonë”

Përfaqësues të opozitës dhe shoqërisë civile organizuan një protestë paraditen e sotme në hyrjen e Portit të Durrësit, duke shprehur shqetësimin e tyre për mbetjet e rrezikshme që pritet të mbërrijnë në Shqipëri mëngjesin e së hënës. Këto mbetje, të cilat dyshohet se janë të rrezikshme, përbëjnë rreth 2100 tonë dhe kanë si destinacion Tajlandën. Protestuesit u bënë thirrje autoriteteve për të parandaluar këtë situatë, pas alarmit të dhënë nga organizma ndërkombëtarë të mbrojtjes së mjedisit.

Një nga pjesëmarrësit e protestës ishte anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçollari. Ai kërkoi transparencë nga qeveria dhe identifikimin e përgjegjësve kryesorë në këtë trafik ndërkombëtar të mbetjeve të rrezikshme. “Rrjeti i Bazelit ka paralajmëruar se qeveria mund të prishë provat. Duhet të dimë se ku do të groposen këto mbetje,” tha Muçollari.

Ai ngriti pyetje të rëndësishme për transparencën e qeverisë: “Cilët qeveritarë mbrojnë këtë trafik të mbetjeve të rrezikshme? A ka mbetje ende të rrezikshme në port? Kërkojmë që, kur të vijnë mbetjet, të bëhet transparencë.” Ai e theksoi se, nëse qeveria nuk ofron informacion, lind dyshimi për mënyrën se si do të trajtohen këto mbetje, nëse do të groposen në zonat e Durrësit ose do të hidhen në det.

Muçollari shprehu shqetësim se një mungesë transparence do të lejonte vazhdimin e trafikimit të mbetjeve të rrezikshme, duke vënë në pikëpyetje sigurinë e qytetarëve. “Cila industri prodhon kaq shumë mbetje të rrezikshme për ekosistemin dhe jetën tonë?” u shpreh ai. Ai përmendi se Bazeli do të jetë prezent për të siguruar transparencë dhe theksoi rëndësinë e reagimit të shoqërisë civile në këtë çështje.

“Përgjegjësit, nga zyrtari më i vogël te kryeministri, duhet të shkojnë para drejtësisë për këtë krim mjedisor. Ne duhet të kërkojmë mbështetje nga të gjithë, socialistë e demokratë. Nëse qeveria nuk reagon, duhet të përshkallëzojmë reagimin tonë,” përfundoi ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...