29.1 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Reagimi i Deputetit Dashnor Sula pas atentatit në Shkodër: “Shteti nën pushtetin e bandave”

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka reaguar ashpër për atentatin e ndodhur sot në Shkodër, ku humbën jetën dy persona. Në një postim në Facebook, Sula thekson se rendi publik ka rënë dhe se policia është bërë shërbëtore e krimit të organizuar, duke lejuar që kriminelët të marrin jetë njerëzish në mes të ditës.

Postimi i Sulës shprehet me një ton të fortë dhe kritik ndaj situatës së sigurisë në vend:

“Tronditëse ngjarja në Shkodër. Kriminelët morën jetë mu në mes të ditës. Organet e rendit duhet të ngrihen në këmbë dhe të kapin autorët. Për fatin e keq të shqiptarëve, ky është realiteti në Shqipëri. Ministër i Brendshëm dhe Drejtori i Policisë së Shtetit ngrihen në mëngjes dhe flenë duke menduar se si të burgosin e përndjekin opozitën, ndërsa bandave, krimit të organizuar i hapin krahun.”

Ai vazhdon të shprehë shqetësimin se rendi publik në Shqipëri ka rënë ndjeshëm, duke përmendur komunikimet në aplikacione sekrete që tregojnë se shumica e drejtuesve të Policisë së Shtetit janë në shërbim të krimit të organizuar. Kjo situatë, sipas Sulës, është një alarm për të gjithë qytetarët dhe tregon nevojën për një reagim të menjëhershëm dhe efektiv nga institucionet e rendit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Amnisti për 400 të burgosur, asnjë i SPAK-ut” – Kuvendi në debat, Gogu: Ja...

0
Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën plenare të radhës, ku në qendër të diskutimeve janë procesi i integrimit europian, interpelancat me ministra dhe shqyrtimi...

“Kanë folur për çmimin e tokës në Zvërnec, mos dalim bllof”/ Dosja e SPAK...

0
Sipas Prokurorisë së Posaçme, gjurmët e skemës së dyshuar të pastrimit të parave dhe përfitimit të paligjshëm të pronave shtrihen nga projektet e ndërtimit...

“Nga laboratorët në Kolumbi te portet e Europës”/ Dosja ‘Aruba’: Si funksiononte rrjeti i...

0
Dosja e bujshme e SPAK, e njohur si dosja e “Arubas”, hedh dritë mbi mënyrën se si dy grupet e drejtuara nga Alfredo Hamzaj...

“Trump dhe Pezeshkian mund të firmosin marrëveshjen në Zvicër”/ Irani zbulon skenarin e ri...

0
Irani po shqyrton mundësinë që memorandumi i mirëkuptimit (MoU) me Shtetet e Bashkuara të nënshkruhet drejtpërdrejt nga presidentët e të dy vendeve, gjatë takimit...

“Koçeku e ndihmoi me para cash dhe sillej si pronar i objekteve”/ Çfarë deklaroi...

0
Dyshimet e SPAK se paratë e përfituara nga trafiku i narkotikëve janë investuar në sektorin e ndërtimit nuk mbështeten vetëm në analizat financiare dhe...