24.2 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Gazetari jep detaje: “Tragjedia ne Shkoder se u dekonspirua dosja “Revanshi”‘

Gazetari Basir Çollaku ka theksuar se Shkodra është një qytet me telashe të mëdha në raport me krimin, duke lidhur ngjarjet e fundit me dekonspirimin e dosjes “Revanshi” dhe shpërndarjen e informacionit të saj në media. Ai ka theksuar se kjo situatë ka sjellë një valë vrasjesh në vend, duke nxjerrë në pah lidhjet mes grupeve kriminale dhe institucioneve të rendit, si Policia, Prokuroritë dhe Gjykatat, jo vetëm ato me juridiksion të posaçëm, por edhe ato me juridiksion të përgjithshëm.

Çollaku theksoi se dekonspirimi i dosjes “Revanshi” ka ndodhur për shkak të pakujdesisë në menaxhimin e informacionit, çka ka bërë që të dalin në pah detajet e grupeve dhe mënyrën se si kryejnë krime. “Kjo solli vrasjet që po ndodhin aktualisht. Lidhjet e këtyre grupeve të bandave me policinë dhe sistemin e drejtësisë janë të qarta, duke treguar një mungesë parandalimi dhe një akuzë për dështimin e institucioneve,” deklaroi ai.

“Është qytet më me telashe në raport me krimin. Është dekonspirim dhe shpartallim i dosjes Revanshi. Pakujdesie për ta eksportuar mediatikisht, që nxori të dhënat e grupeve se si të vrasin njëri-tjetrin. Kjo solli vrasjet. Lidhjet e këtyre grupeve të bandave me policinë, prokurorinë e gjykatave në nivele të larta, Është akuzë dhe mungesë parandalimi.

Ka grupe e familje të ndryshme që kanë pasur telashe e vrasje me njëra-tjetrën. Autorë e vrasje me klering.

Ka pasur një telefonatë nga politikanë të rëndësishëm të PS ndaj një anëtari të KLP për të ndërhyrë në Prokurorinë dhe Gjykatën e Shkodrës në lirimin e një prej anëtarëve të bandës, dhe është liruar. Kanë në dosje dhe shkresat e Prokurorisë së Posaçme, edhe emrat e viktimave dhe autorët.

Ndërhyrja politike për këto nderet elektorale, janë edhe më lart. Përfshirja dhe vetëpastrimi i munguar edhe asaj të Prokurorisë së Posaçme dhe të juridiksionit të përgjithshëm ku garancinë e kanë bandat. Krimi bën emërimin e tyre dhe borderotë e tyre janë në polici e gjykata dhe këta janë të pafuqishëm për të vepruar. Flitet jo vetëm për Shkodrën por edhe në qytetet të tjera, apo edhe gjyqtarëve të kësaj drejtësie të re”, tha gazetari Çollaku.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 18 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri. Mund të bëni hapa të rëndësishëm në një projekt personal ose profesional. Në dashuri, shmangni reagimet impulsive dhe...

Parashikimi I motit, e Enjte, 18 Qershor 2026

0
Për 18 qershorin, moti në Shqipëri parashikohet kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë, me temperatura tipike verore. Në pjesën më të madhe të vendit...

“Nëse familjes teme i preket edhe një qime floku, s’kam me ju lanë pa...

0
Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar sërish në rrjetet sociale pas largimit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, duke publikuar këtë herë një mesazh të...

“U dhunuan pasi denoncuan parcelën me 15 mijë rrënjë kanabis?” Sulmi ndaj çiftit në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Fushë-Arrëzin, ku bashkëshortët Skënder dhe Bardhe Nika janë dhunuar brutalisht nga persona ende të paidentifikuar. Sipas raportimeve mediatike, një...

“O është çmendur Europa, o ka diçka që nuk shkon me protestuesit”/ Rama reagon...

0
Parlamenti Europian ka rrëzuar amendamentin që lidhej me Sazanin dhe Zvernecin në rezolutën për Shqipërinë, duke miratuar dokumentin final me shumicë dërrmuese votash. Pas këtij...