31.3 C
Tiranë
Tuesday, July 7, 2026

Ambasadori Gonzato dorëzon Raportin e Progresit për Shqipërinë, Spiropali rikonfirmon angazhimin për Anëtarësim në BE

Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato, i dorëzoi sot Kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, Raportin e Progresit të BE-së për Shqipërinë. Spiropali e përshkroi objektivin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE deri në vitin 2030 si një projekt ambicioz, por real.

Aktualisht, Kuvendi, së bashku me të gjithë deputetët, do ta lexojmë Raportin me vëmendje e përgjegjësi. Jemi të vendosur të udhëheqim me sukses procesin e anëtarësimit në familjen europiane, duke bashkëpunuar ngushtë me qytetarët, shoqërinë civile dhe të gjithë faktorët që e bëjnë këtë proces gjithëpërfshirës,” theksoi Spiropali.

Ajo gjithashtu ftoi opozitën të bashkëpunojë në procesin e integrimit, duke theksuar se çdo perspektivë për Shqipërinë europiane ka vlerë, për sa kohë respektohen përgjegjësitë dhe etika demokratike e parlamentare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama drejt Ankarasë për Samitin e NATO-s, Erdoğan pritet të zhvillojë takim dypalësh me...

0
Kryeministri Edi Rama udhëton sot drejt Ankarasë, ku do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s që zhvillohet më 7 dhe 8 korrik. Sipas mediave...

Dhunohet nga bashkëmoshataret në Fier,policia nis hetimet

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Fier, ku tre vajza adoleshente dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj një bashkëmoshatareje në një banesë. Pamjet e...

Rëndohet bilanci në Venezuelë/ Tërmetet lënë 3,535 viktima dhe mbi 16 mijë të plagosur,...

0
Bilanci i viktimave nga tërmetet shkatërruese që goditën Venezuelën në fund të muajit qershor është rënduar ndjeshëm. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga...

“Mos na lini pa bukë, lopët nuk janë çezme”/ Fermerët e qumështit protestojnë para...

0
Fermerët kosovarë të prodhimit të qumështit kanë protestuar para Ministrisë së Bujqësisë, duke shprehur shqetësimin për gjendjen në sektor dhe ndërprerjen e përkohshme të...

“Erdha për të fituar Botërorin, pa e fituar nuk ka kuptim të vazhdoj”/ Roberto...

0
Eliminimi i Portugalisë nga Kupa e Botës 2026 ka sjellë një tjetër ndryshim në pankinë. Trajneri Roberto Martinez ka konfirmuar largimin nga drejtimi i...