33.1 C
Tiranë
Monday, August 17, 2026

Finalizohet operacioni policor anticanabis në Krujë, RENEA e FNSH asgjësojnë mbi 20 mijë bimë kanabis, 16 persona të arrestuar

Policia e Shtetit ka finalizuar aperacionin policor anti-kanabis të koduar “Agimi”, duke arrestuar 16 persona, shpallur në kërkim 24, si dhe proceduar në gjendje të lirë 3 të tjerë.

Në operacionin e zhvilluar në Krujë kanë marrë pjesë forcat Renea, FNSH e Tiranës dhe e Fierit dhe DVP Durrës.

U kryen kontrolle në sera, magazine, banesa në zona të pyllëzuara, ku në përfundim u sekuestruan afro 20 mijë rrënjë kanabis

Njoftimi i policisë:

Strukturat e Policisë së Shtetit, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e kultivimit të canabisit kanë zhvilluar me sukses operacionin policor të koduar “Agimi”, në zonën e Niklës, Halil dhe Arramerras të rrethit Krujë.

Bazuar në të dhënat e mbledhura nga monitorimet me drone të kryera nga Policia e Shtetit dhe nga ajëri të kryera me avion nga GDF, si dhe mbi bazën e informacioneve policore të marra më parë, shërbimet e policisë kanë kontrolluar sera, magazina, banesa e zona të pyllëzuara.

Si rezultat u sekuestrua një laborator që shërbente për kultivim të bimëve narkotike me anë të ngrohjes me llampa, kubikë dhe fidanë canabis, 5 automjete dhe prova të tjera materiale.

Janë vënë në pranga për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” në bashkëpunim, shtetasit Xh.K., dhe D.K., banues në Halil,(babë e bir) pasi gjatë kontrollit të ushtruar në pronën e tyre, u konstatua një laborator që shërbente për kultivim të bimëve narkotike me anë të ngrohjes me llampa.

Gjatë operacionit policia gjeti fidanë canabis të kultivuar në sera dhe në përfundim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit A.D., 27 vjeç, banues në Nikël; M.L., 20 vjeç, banues në Larushkë;
E.K., 18 vjeç, banues në Qerekë; I .K., 33 vjeç, banues në Arrameras; D.D., 49 vjeçe, banuese në Nikël; M.V., 16 vjeç, banues në Halil; F.K., 34 vjeç, banues në Halil; E.A., 30 vjeç, banues në Halil; F.K., 56 vjeçe, banuese në Halil; R.D., 53 vjeç, banues në Halil; E.D., 26 vjeç, banues në Halil.

Në pranga janë vënë edhe Kryeplaku i fshatit Halil, shtetasi F.H., 61 vjeç.

Si dhe dy punonjës të OSHEE, shtetasit E. P., 32 vjeç, dhe S. K., 32 vjeç, banues në Halil për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për shkak të moshës i shtetasve:
E.L., 17 vjeç, banues në Larushk ; G.C., 70 vjeç, banues në Halil, Kryeplak i fshatit Halil dhe H.Xh., 78 vjeç, banues në Halil, Kryeplak i fshatit Nikël.

Janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 24 shtetasve të tjerë të dyshuar të përfshirë në aktivitetin kriminal të sipërpërmendur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident i rëndë në aksin Shëngjin–Lezhë/ Përplasen dy makina, plagosen 4 persona, mes tyre...

0
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Shëngjin–Lezhë, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë...

Identifikohet shqiptari i dyshuar për vdekjen e 46-vjeçares në Kalabri/ Kush është Elvis Metvelaj

0
Është identifikuar i dashuri shqiptar i Ornella Forastefanos, 46-vjeçares e cila dyshohet se u dhunua rëndë dhe më pas u la në dyert e...

Uragani Lala godet Hawaiin/ Gati 130 mijë klientë mbeten pa energji, raportohet një viktimë

0
Gati 130 mijë klientë në Hawaii kanë mbetur pa energji elektrike pasi uragani Lala kaloi pranë Ishullit të Madh, përpara se të dobësohej dhe...

E dhimbshme/ Ndahet nga jeta në moshën 36-vjeçare aktorja e njohur e “Heroes” dhe...

0
Aktorja amerikane Hayden Panettiere, e njohur për rolet e saj në serialet “Heroes” dhe “Nashville”, si dhe në filmat “Remember the Titans” dhe serinë...

Apple alarmon përdoruesit në 110 vende/ Paralajmërim për sulme me “spyware” të sofistikuar

0
“Apple” ka nisur të dërgojë njoftime sigurie për përdoruesit në 110 vende, duke i paralajmëruar për sulme të mundshme kibernetike të lidhura me programe...