11.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

Operacioni Policor “Labirinti”: Goditet Grupi i Narkotikëve në Vlorë dhe Fier

Policia e Vlorës, në bashkëpunim me Policinë e Fierit, pas gjashtë muajsh hetime intensive të kryera nga Prokuroria e qytetit bregdetar, ka goditur një grup kriminal që shpërndante doza kanabisi dhe lëndë të tjera narkotike në të dy qytetet. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Labirinti”, janë arrestuar 11 persona, nga të cilët tre ishin tashmë të burgosur, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Sipas burimeve policore, në pranga janë vënë shtetasit: Fatjon Omeri, 34 vjeç; Jurgen Bidaj, 25 vjeç; Drini Gjika, 24 vjeç; Arbri Osmeni, 32 vjeç; Erion Shameti, 42 vjeç; Iris Heqimaj, 29 vjeç, të gjithë banues në Fier; Neim Hasani, 33 vjeç, banues në Tepelenë; dhe Klevis Xhafa, banues në Tiranë. Janë lëshuar gjithashtu masa arresti për Emauriso Kuka, 18 vjeç, dhe vëllain e tij, Ervis Kuka, 21 vjeç, të cilët aktualisht vuajnë dënime në burg për veprën penale “Vrasja”. Një tjetër i arrestuar është Ardjan Halili, 54 vjeç, i cili ndodhet në burg për veprën penale “Mashtrimi”.

Në vijim të operacionit, dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim dhe po vazhdon puna për kapjen e tyre. Një 17-vjeçar gjithashtu u arrestua pasi u kap me doza kanabisi në banesë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërndanin doza të drogave të forta dhe kanabisi në zonat e Vlorës dhe Fierit. Vijon puna për kapjen e të shpallurve në kërkim”, theksohet në njoftimin zyrtar të Policisë.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...