29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Operacioni i Policisë Greke: 9 Persona arrestohen për shpërndarje narkotikësh në Patra

Policia greke ka arrestuar 9 persona në Patra, Greqi, nën akuzën e shpërndarjes së drogës. Grupi kriminal, i drejtuar nga një 49-vjeçar shqiptar, përfshinte një zyrtar të Prefekturës së Greqisë Perëndimore, një shofer ambulance, një punonjës të Universitetit, një zjarrfikës dhe 4 shtetas shqiptarë, si dhe një grek. Ata akuzohen për tregëtinë e kokainës dhe marijuanës.

Gjatë operacionit të zhvilluar nga autoritetet greke, u sekuestruan prova të shumta, përfshirë rreth 74 gram kokainë, 144 gram marijuanë, 23 tableta Xanax, 10 tableta Lexotanil, 9 tableta Stedon, 7425 euro, 3 peshore elektronike, një pistoletë me ajër, 1 grirëse marijuane, 12 celularë, karta SIM, një automjet dhe 3 motorrë.

Policia greke gjithashtu ka identifikuar 30 shtetas të tjerë të përfshirë në grup, përfshirë një polic, një zjarrfikës dhe dy zyrtarë të pushtetit lokal. Sipas hetimeve, grupi kriminal shiste lëndë narkotike në doza të vogla, me klientë që përfshinin edhe zyrtarë publikë. Një pjesë e operacioneve të shitjes së drogës u zhvilluan edhe brenda Universitetit të Patrës, për të shmangur kontrollet policore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...