29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Kërcet arma në Tropojë, 43-vjeçari humb jetën pas konfliktit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Dojan të Tropojës, ku një konflikt i papritur ka çuar në përdorimin e armës dhe humbjen e jetës së 43-vjeçarit Artur Dauti. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40, kur Flordian Mulaj, rreth 35 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri (pistoletë) Artur Dautin për motive të dobëta, të cilat ende nuk janë sqaruar.

Gazetari njoftoi se mes autorit dhe viktimës nuk ka pasur probleme të mëparshme, duke e bërë motivin e krimit ende të panjohur. Sipas informacionit paraprak nga policia, viktima ka ndërruar jetë në vend pas plagëve të marra.

Menjëherë pas ngjarjes, autoritetet kanë nisur një operacion për kapjen e autorit. Forcat operacionale nga DVP Kukës dhe Njësia Shkodër të Forcës Kombëtare të Sigurisë janë nisur për të lokalizuar dhe arrestuar Flordian Mulaj. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vazhdon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për hetimin e rrethanave që çuan në këtë tragjedi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...