20.5 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Abuzime me çmimet në Big Market, qytetarët denoncojnë mashtrime sistematike dhe arrogancë të stafit

Ankesat ndaj rrjetit të supermarketeve Big Market kanë vijuar me intensitet në qytete të ndryshme të vendit, duke ngritur dyshime të forta për një model mashtrimi sistematik ndaj konsumatorëve. Dy raste të fundit, të raportuara nga qytetarë në Shëngjin dhe Lezhë, përforcojnë shqetësimet se mospërputhja e çmimeve ndërmjet rafteve dhe arkës është e qëllimshme, veçanërisht gjatë sezonit turistik.

📍 Denoncimi nga Shëngjini: “Jemi duke u vjedhur hapur!”

Një qytetar nga Shëngjini denoncon për JOQ se në dyqanin Big Market të zonës:
• Çmimet mungojnë në raft ose nuk përputhen me ato në arkë;
• Në vend të sqarimeve, merr përgjigje si “nuk kam çfarë të bëj” nga punonjësit;
• Denoncon raste konkrete si p.sh. një Lays i madh që zakonisht kushton 150 lekë, në këtë market shitej 230 lekë;
• Kur kërkoi kthimin e produktit, iu tha se nuk mund të bëhej sepse “është prerë fatura”;
• Fenomeni nuk është i ri, por është i përsëritur çdo vit, sidomos në verë.

🗣 “Janë duke na vjedhur hapur dhe s’kemi ku të ankohemi… Kjo situatë është gjithë vitin në Shëngjin, jo vetëm në verë.”

📍 Denoncimi nga Lezha: “Më etiketuan si problematike se kërkova llogari”

Një tjetër qytetare nga Lezha denoncon se:
• Kur kërkoi sqarim për një faturë që dilte 5 mijë lekë të vjetra më tepër, u përball me arrogancë dhe ofendime;
• Në vend që t’i kërkohej ndjesë apo t’i sqaroheshin çmimet, u ofendua dhe iu tha:
“Mos hajde të blesh më, sepse je problematike.”

Ajo e përshkruan përvojën si “neveritëse”, duke deklaruar se nuk ka më besim të hyjë në këtë supermarket.

⚠️ Problemi nuk është më rastësor: Kërkohet ndërhyrje institucionale

Të dy rastet hedhin dritë mbi një praktikë shqetësuese dhe të përhapur në rrjetin Big Market, ku klientët:
• Nuk informohen saktë për çmimet;
• Marrin mallra me çmime më të larta se të afishuara;
• Përballen me sjellje të pahijshme dhe mungesë përgjegjshmërie nga stafi dhe menaxheria.

Ky është një abuzim flagrant ndaj të drejtave të konsumatorit, që kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga Autoriteti i Mbrojtjes së Konsumatorit, Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut, si dhe AKU në rastet kur abuzimet lidhen edhe me sigurinë ushqimore.

✅ Qytetarët kërkojnë:
• Transparencë të plotë për çmimet në raft dhe në arkë;
• Trupë kontrolli të rregullt dhe të pavarur nëpër rrjetet e supermarketeve;
• Sanksionim të praktikave mashtruese dhe trajnime për sjelljen e stafit ndaj klientit.

Nëse edhe ty të ka ndodhur diçka e ngjashme, dokumentoje me foto/fatura dhe njofto organet përkatëse. Heshtja nxit abuzimin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nëse familjes teme i preket edhe një qime floku, s’kam me ju lanë pa...

0
Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar sërish në rrjetet sociale pas largimit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, duke publikuar këtë herë një mesazh të...

“U dhunuan pasi denoncuan parcelën me 15 mijë rrënjë kanabis?” Sulmi ndaj çiftit në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Fushë-Arrëzin, ku bashkëshortët Skënder dhe Bardhe Nika janë dhunuar brutalisht nga persona ende të paidentifikuar. Sipas raportimeve mediatike, një...

“O është çmendur Europa, o ka diçka që nuk shkon me protestuesit”/ Rama reagon...

0
Parlamenti Europian ka rrëzuar amendamentin që lidhej me Sazanin dhe Zvernecin në rezolutën për Shqipërinë, duke miratuar dokumentin final me shumicë dërrmuese votash. Pas këtij...

Tragjike në Lushnjë/ Humb kontrollin e mjetit bujqësor, fermeri 65-vjeçar humb jetën në vend

0
Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Lushnjës, ku një fermer ka humbur jetën gjatë punës me mjet bujqësor. Viktima është...

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...