7.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

Kryeministri Rama përballë sfidës: Takimi me shqiptarët në Greqi ja çfarë shkruan gazeta greke

Gazeta më e madhe në Greqi, “Kathimerini”, ka kushtuar një artikull të plotë turit të kryeministrit Rama me shqiptarët nëpër botë, një takim që pritet të nisë nga Greqia.

Sipas artikullit të gazetës greke, autoritetet helene kanë anuluar lejen e dhënë më parë për mbajtjen e takimit në hollin olimpik “Gallatsi”, pasi ky vend organizon edhe aktivitete të tjera.

Ministria e Jashtme greke ka informuar kryeministrinë Shqipëtare se është mirë që vizita të shtyhet pas 9 qershorit, për shkak të zgjedhjeve europiane në Greqi.

Megjithatë, kryeministri shqiptar duket se është i vendosur për të realizuar vizitën, duke mos marrë parasysh këtë kërkesë.

Artikulli vijon duke theksuar se kjo vendim mund të jetë influencuar nga shpallja e Fredi Belerit, i cili ndodhet në burg dhe është kandidat për eurodeputet nga partia e kryeministrit grek. Më 12 maj bëhet një vit që Fredi Beleri u arrestua.

Tashmë është absolutisht e qartë se Rama e mori vendimin e tij menjëherë pas shpalljes së Fredi Belerit, i cili ndodhet në burg, si kandidat për eurodeputet nga radhët e partisë së kryeministrit grek”, shkruan gazeta, e cila thekson se “më 12 maj bëhet një vit nga arrestimi i Fredi Belerit”.

“Por nisur nga atmosfera e ngarkuar me ngjarjet në Himarë, udhëtimi i Ramës mund të nxisë konfliktin e brendshëm politik parazgjedhor, duke e çuar çështjen Beleri në axhendën e debatit publik. Apo edhe të provokojë reagime nga elemente të caktuara në Athinë, gjë që qeveria definitivisht nuk e dëshiron.

Ndërkohë, burime diplomatike në Tiranë dhe Athinë sugjerojnë se vizita e planifikuar mund të ketë si qëllim shfaqjen e forcës, duke përfshirë votën e emigrantëve shqiptarë në zgjedhjet europiane. Kjo mund të jetë një përpjekje për të ndikuar në përgjigjen e tyre në përkrahje të kandidaturës së Belerit.

Megjithatë, një ngjarje e tillë, edhe nëse kryeministri Rama shmang referencat për zgjedhjet europiane, në çdo rast do të përbënte një përfshirje indirekte në proces. Në një atmosferë të ngarkuar me ngjarjet në Himarë, udhëtimi i kryeministrit shqiptar mund të nxisë konfliktin e brendshëm politik para zgjedhjeve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...

Dy medalje ari në Bolonja, Mikaela Skandaj konfirmon dominimin: 72 trofe në karrierë

0
Në një realitet ku sporti shqiptar shpesh zhvillohet mes vështirësive strukturore dhe sakrificave individuale, emra të veçantë arrijnë të tejkalojnë kufijtë e statistikave dhe...

“Ne i kemi të gjitha kartat”, Donald Trump sinjalizon forcë ndaj Iranit mes tensioneve...

0
Shtëpia e Bardhë ka publikuar një imazh të presidentit amerikan Donald Trump duke mbajtur karta me mbishkrimin “Unë i kam të gjitha kartat”, një...