28.5 C
Tiranë
Sunday, September 20, 2026

ADN-ja e Bethoven merret nga floku tij në muze , ja çfarë u bë shkak për vdekjen e tij

Shkencëtarët nxorën nga flokët e Bethovenit sekuencën e tij gjenetike për të hulumtuar rreth problemeve të tij të shumta shëndetësore. Flokët që ruheshin në një muze në Gjermani treguan arsyet e mundshme të vdekjes së tij. Përbërja gjenetike e Bethovenit tregoi se ishte shumë i rrezikuar nga sëmundja e mëlçisë dhe ishte i infektuar me hepatitin B. Këta faktorë, së bashku me konsumin e rregullt të alkoolit, ndoshta shkaktuan vdekjen e tij në moshën 56-vjeçare.

Kompozitori me famë botërore Ludvig van Bethoven njihej edhe për shëndetin e tij jo të mirë. Tashmë shkencëtarët gjermanë dhe britanikë kanë nxjerrë ADN-në nga një tufë e flokëve të tij që ruhet në një muze në Bon, të Gjermanisë. Ata besojnë se mund të kenë zbuluar nga se vdiq kompozitori. Bethoveni kaloi dekada të tëra me probleme shëndetësore, që nga probleme të rënda të aparatit tretës dhe deri te humbja e dëgjimit që e la atë të shurdhër. Vetë kompozitori pati shkruar se dëshironte që doktorët t’i studionin problemet e tij shëndetësore pas vdekjes. Nga ADN-ja e nxjerrë nga flokët e ruajtura në muze, shkencëtarët nuk arritën të gjejnë shenja të sakta se çfarë shkaktoi humbjen e dëgjimit, apo problemet e tij me aparatin tretës.

Por, ata konstatuan një faktor të rëndësishëm për shfaqjen e sëmundjes së mëlçisë, së bashku me shenjat se kompozitori ishte infektuar me hepatitin B në muajt përpara vdekjes së tij.

Të kombinuara me konsumin e rregullt të alkoolit, të dokumentuar në “librat e dialogimit” që ai përdorte për të komunikuar pasi humbi dëgjimin, këta faktorë duken se mjaftuan për të shkaktuar ndalimin e funksionimit të mëlçisë së Bethovenit dhe për rrjedhojë vdekjen e tij.

“Pra kemi sëmundjen e mëlçisë që iu zhvillua për gjashtë apo shtatë vitet e fundit të jetës së tij. E dokumentuar fillimisht në vitin 1821 me një verdhëzë që zgjati dy muaj, dhe që ndoshta rishfaqet në dimrin e vitit 1824-1825, si dhe me rrjedhjen e shumtë të gjakut nga hundët, të cilën ai e ka përshkruar. Në pranverën e vitit 1825, ai përshkruan se si i doli një sasi të madhe gjaku nga rrugët e frymëmarrjes, dhe ky është ndoshta një tregues i cerozës dhe përparimit të mëtejshëm të sëmundjes së mëlçisë”, thotë zoti Begg.

Rezultatet e diagnostikimit të tij pas vdekjes nëpërmjet ADN-së u publikuan në një studim në revistën “Current Biology”.

“Nuk e njohim veprën e tij pa sëmundjen e tij. Nuk dimë se si do të kishte qenë nëse nuk do të ishte i sëmurë. Sëmundjet e Bethovenit janë pjesë e mitit të Bethovenit. Pra, në imagjinatën tonë, ai mund t’i krijonte këto vepra vetëm nëse ishte i sëmurë. Kjo është gjithashtu pjesë e mitit të artistit – se sa më i sëmurë të jetë, aq më produktiv ai bëhet në shprehjen e tij artistike”, thotë Julia Ronge, përgjegjëse në shtëpinë muze të Beethovenit.

Fama e Ludvig van Bethovenit është vërtet monumentale. Simfonia e tij e 9-të është më e preferuara në ceremonitë shtetërore në mbarë botën, dhe simfonia e tij dramatike numër 5 është ndoshta ndër pjesët më të famshme në historinë e muzikës botërore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Ajo që u konsiderua gabim u korrigjua”, dorëhiqet kreu i Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër...

0
Pas reagimeve dhe kritikave për mënyrën se si ishin ekspozuar veshjet e heroit Çerçiz Topulli në Muzeun e Gjirokastrës, kreu i Agjencisë së Trashëgimisë...

“Po hetojmë hakmarrjen”, influencuesja 21-vjeçare nxirret me forcë nga shtëpia dhe ekzekutohet para babait

0
Një influencuese 21-vjeçare është nxjerrë me forcë nga banesa e saj dhe është qëlluar për vdekje para syve të babait, vetëm pak ditë pasi...

“Në debat e sipër e kam goditur me thikë në zemër”, dëshmia e 68-vjeçarit...

0
68-vjeçari Hysni Patushi është marrë në pyetje nga grupi hetimor pas ngjarjes së rëndë, ndërsa në dëshminë e tij ka folur për konfliktet e...

Humb jetën papritur në moshën 22-vjeçare influencuesja braziliane me 750 mijë ndjekës: Hetohet edhe...

0
Vdekja e papritur e influencueses braziliane Maria Eduarda Alves dos Santos, e njohur në rrjetet sociale si Duda Alves, ka shkaktuar reagime të shumta...

“Duhet të shpejtojmë”, Berisha pranon vonesat për zgjedhjet lokale: “Jam më shumë për primaret...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka pranuar se forca që ai drejton është vonë me përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale, të cilat...