22.6 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Adriatik Lapaj: “Erion Veliaj, simbol i keqpërdorimit të besimit publik”

Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka bërë një reagim të fortë në rrjetin social Facebook, ku ka kritikuar ashpër kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në postimin e tij, Lapaj e cilëson Veliajn si një simbol të keqpërdorimit të besimit publik dhe një model të keq për politikën shqiptare.

Ai përmendi me tone të ashpra prishjen e Teatrit Kombëtar, një ngjarje që ende mbetet e ndjeshme në opinionin publik, duke e quajtur një akt të arrogancës dhe abuzimit me pushtetin lokal. Sipas tij, Bashkia e Tiranës ka mbledhur rreth 2 miliardë euro në një dekadë, të cilat, sipas Lapajt, janë keqpërdorur në mënyrë barbare.

Lapaj akuzoi gjithashtu Veliajn për arrogancë ndaj qytetarëve të thjeshtë, duke përmendur rastet e përndjekjes së tregtareve të vogla, ndërkohë që, sipas tij, ka lejuar një “masakër urbane” me ndërtime të pakontrolluara në kryeqytet.

Adriati Lapaj kryetar i levizjes ‘Shqiperia Behet’ ka postuar ne facebok 

Erion Veliaj është simbol i keqpërdorimit të besimit publik. Është modeli i keq që kujtdo kërkon të merret me politikë ia përplasin në surrat. 

Do bëhesh si Erioni thonë…njësoj si gogoli që u tregohet fëmijëve kur bëjnë rrëmujë.

Nuk do e harroj kurrë arrogancën e prishjes së Teatrit Kombëtar me protestues brenda godinës bazuar te arroganca e vendimit të Këshillit Bashkiak të drejtuar nga Erion Veliaj. 

Në 10 vite bashkia ka mbledhur nga qytetarët rreth 2 000 000 000 euro që janë keqpërdorur në mënyrë barbare.

Është politikani që u tregua i fortë me nënat që shisnin spinaq dhe vezë, por lejoi masakër urbane me ndërtimet kudo në Tiranë.

Inkurajoj Spak të hetojë tej tij edhe shefin e tij, Edi Ramën. 

Rilindja është sekti që vodhi partinë socialiste nga socialistët dhe përmes saj shkatërroi Shqipërinë.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...