27.5 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Afera e Inceneratorëve/ Tabaku: “Janë mbi 60 persona të përfshirë, kryeministri duhet të kishte dijeni për veprimet e këtij grupi”

Në përfundim të dëshmisë së dhënë në SPAK që ka zgjatur rreth 2 orë e gjysmë, deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka deklaruar se në aferën e Inceneratorëve janë mbi 60 persona të përfshirë.

Ajo theksoi se grupi kriminal që është denoncuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion masiv përbëhet nga ministra dhe kryebashkiakë duke përmendur edhe emrat e tyre ndërsa shtoi se përgjegjës kryesor është kryeministri Edi Rama dhe qeveria shqiptare.

“Grupi i strukturuar kriminal ka kryer veprën e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsion pasiv. Ne kemi akuzuar ministrat Gjiknuri, Ahmetaj, Agaçin, Veliajn. Subashin, Sakon, Alqi Bllakon dhe një sërë zyrtarësh të dytë apo të tretë. Kryeministri është personi që duhet të kishte dijeni për veprimet e këtij grupi.

Përgjegjësi kryesor është qeveria shqiptare. Është e qartë për gjithë publikun përgjegjësia e të gjithëve. Ne kemi dorëzuar dokumentet dhe provat. E inkurajoj SPAK të lëvizë aty ku ka pushtet. Do kisha dashur të ecë më shpejt. Dua të vazhdojë punën që për mua është prioritare për ta denoncuar”, deklaroi Tabaku.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...