28 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Agron Çela la PL-në dhe iu bashkua PS? Meta: “Nuk shqetësohem për merkaton e Rilindjes”

Ilir Meta u pyet sot lidhur me largimin nga Partia e Lirisë të deputetit Agron Çela dhe aludimeve se ai i është bashkuar Partisë Socialiste.

Ai tha se nuk ka koment dhe se nuk merret me çështjet që i mbulon ministrja Spiropali. Meta shtoi se nuk shqetësohet për merkatot e Rilindjes dhe se ajo që është e sigurt, është fakti që sipas tij PL do të jetë faktor vendimtar për ndryshimet që do të ndodhin.

Nuk kam koment për lajmet e shpikura dhe të porositura nga rilindja, nuk shqetësohem për merkatot e rilindjes. Ajo që mund tu them me siguri është që PL do jetë faktor vendimtar për këtë ndryshim që presin qytetarët. Përballja e PL dhe Metës me këtë regjim që ka nxjerr në treg të zi çdo interes kombëtar, është e pashmangshme. Kushdo që ka forcë, qëndresë, është shumë mirë që është në krah të Metës dhe opozitës së bashkuar dhe kjo është një sfidë për njerëz të fortë dhe me ideale.

Nuk jam këtu për t’u marrë me çështje që i mbulon Spiropali. S’kam se ça përgjigje t’u jap unë. Berisha i ka mundur të gjithë në 6 mars në Shkodër, pa seli dhe vulë. Unë isha president në atë kohë. Kudo rritja e PL do jete spektakolare. Kudo!”, tha Meta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...