32.9 C
Tiranë
Sunday, August 16, 2026

“Ai kishte qëllim të më godiste”: Flet 15-vjeçari i plagosur me thikë në Maliq – autori e kishte planifikuar sulmin

MALIQ – 15-vjeçari i plagosur me thikë nga një bashkëmoshatar i tij pas një konflikti për motive të dobëta ka rrëfyer për herë të parë momentet e sulmit dhe dinamikën e ngjarjes që tronditi komunitetin.

Në një intervistë , i mituri ka deklaruar se ndodhet drejt përmirësimit dhe ka marrë 3 goditje me thikë ditën e ngjarjes. Sipas tij, konflikti kishte nisur pas një postimi në rrjetet sociale, ndërsa përballja kishte degjeneruar në dhunë pas daljes nga shkolla.

“E kishte të paramenduar sulmin”

I mituri thekson se autori nuk ka vepruar në mënyrë spontane, por e kishte paramenduar sulmin me thikë, duke kujtuar edhe një tjetër rast një vit më parë, kur i njëjti person kishte plagosur me thikë tre bashkëmoshatarë gjatë një ndeshjeje futbolli.

“Unë jam mirë aktualisht dhe jam drejt përmirësimit. Kam marrë 3 goditje. Ai është një person agresiv prej familjes së tij sepse babai i tij është një person i alkoolizuar. Unë nuk e kam bullizuar asnjëherë autorin. Ai e kishte të paramenduar sulmin me thikë shumë kohë më parë.”

Fajëson ndikimin e familjes

15-vjeçari ka hedhur dritë mbi situatën familjare të autorit të dyshuar, duke theksuar se babai i tij ushtronte ndikim negativ dhe promovonte dhunën.

Kam qenë vetë prezent kur babai i tij i tha që nëse ndonjë nga shokët e ofendon, ai duhet t’i godasë me thikë.

Pavarësisht lëndimit fizik dhe traumës psikologjike, i mituri ka zgjedhur të falë autorin e sulmit.

“Pavarësisht gjithçkaje, unë e kam falur,” – tha ai në fund të rrëfimit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...