29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“Ai nuk është fajtor për ndjenjat e tij,” Livia Brunga komenton përmendjen e Mevlanit në Big Brother

Në një intervistë të fundit në emisionin “Big Brother Radio” me Elona Duro, Livia Brunga, ish-banorja e Big Brother, ka folur për strategjinë e saj gjatë lojës dhe për situatat më të diskutueshme të ditëve të fundit në shtëpi. Livia u eliminua të martën dhe analizoi më thellë zhvillimet në program, duke komentuar mbi dinamika të ndryshme mes banorëve.

Një nga temat që u përmend gjatë intervistës ishte lidhja e saj e shkuar me Mevlan Shabën, i cili gjithashtu ishte i ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rrapin dhe Elona Duron. Lidhja e tyre ka qenë një temë e diskutuar shumë në rrjet, veçanërisht pas përmendjes së disa dinamikave të saj në BBV.

Livia, e cila ka qenë pjesë e lojës gjatë periudhës që Mevlani bëri disa deklarata për të, shprehu mendimet e saj lidhur me ato komente. Ajo tha: “E kam parë, por që është hera e parë që po e dëgjoj pak më shumë me vëmendje sepse kam qenë shumë e ngarkuar sapo dola nga Big Brother.” Ajo theksoi se ka reaguar me forcë ndaj Mevlanit në një moment kur ai nuk mund të i jepte një përgjigje të drejtpërdrejtë, por e justifikoi këtë si një reagim të natyrshëm për situatën.

Livia shtoi: “Besoj është kuptuar nga rrugëtimi im në Big Brother, nga ky mesazh dhe besoj se nuk ka nevojë për shpjegime më të thella sepse do të ishte pak një goditje ndaj njerëzve që deri diku nuk kanë faj dhe nuk është e drejtë.” Ajo gjithashtu e kuptoi nevojën e Mevlanit për të shpjeguar veten, duke pranuar se ai nuk është fajtor për ndjenjat e tij, por theksoi se ndjenjat dhe marrëdhëniet nuk mund të imponohen.

Në fund, Livia theksoi se mesazhi i Mevlanit është një formë mbështetjeje për të, pasi ai ka parë sulmin që ajo ka përjetuar gjatë qëndrimit të saj në Big Brother, duke e konsideruar këtë një mundësi për të shëruar zemrën dhe për të ecur përpara.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...