31 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Aksident i rëndë në Shkodër , makina përplas biçikletën , humbet jetën një person

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar sa i takon aksidentit të rëndë të ndodhur në rrugën “Shkodër-Koplik” ku si pasojë e përplasjes së biçikletës nga një makinë, mbeti i vdekur një person.

Bëhet me dije se viktima është një femër e moshës rreth 35 deri në 40 vjeçe e cila ka qenë duke lëvizur me biçikletë në rrugën e cila është e pandriçuar.

Ndërkohë policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, shtetasin, G.B 27 vjeç për kryerjen e procedurave të tjera proceduriale.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 21:20, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në zonë të fshatit Shtoj, konkretisht në afërsi të një kompleksi sportiv, shtetasi G.B. 27 vjeç, banues në Shtoj, duke drejtuar automjetin e tij tip “Volkswagen”, ka aksidentuar një shtetase që lëvizte me biçikletë, ende e paidentifikuar, e seksit femër, rreth 35-40 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.

Drejtuesi mjetit është shoqëruar në ambjentet e DVP Shkodër për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po vijon punën hetimore për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kapet me 1.68 kg kokainë në Tiranë! Policia arreston 44-vjeçarin që dyshohet se furnizonte...

0
Një tjetër goditje ndaj trafikut dhe shpërndarjes së drogave të forta është finalizuar nga Policia e Tiranës, e cila ka arrestuar një 44-vjeçar të...

Horoskopi ditor, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 20 Qershor 2026 ♈ Dashi Energjia juaj është e lartë dhe ju ndihmon të përballoni me sukses sfidat e ditës. Në punë mund...

Parashikimi I motit, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Për 20 qershorin, moti parashikohet kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë në të gjithë vendin, me temperatura tipike verore. Në zonat bregdetare do të...

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...