14.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Aksident i rëndë në Shkodër, tre persona të plagosur, shoferja humbet kontrollin

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Zues në Shkodër, duke lënë tre persona të plagosur. Policia ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur kur shoferja, 27-vjeçare me iniciale E.G., ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përplasur një shtyllë anash rrugës.

Pas ngjarjes, efektivët e policisë dhe zjarrfikësit kanë reaguar menjëherë, duke nxjerrë nga mjeti dy pasagjerët, 21-vjeçaren me iniciale A.D. dhe 21-vjeçaren me iniciale B.G. Shoferja e mjetit ka qëndruar e bllokuar për një kohë të gjatë, por është nxjerrë nga mjeti dhe transportuar në spital.

Shoferja, sipas informacioneve të fundit, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pamjet e aksidentit tregojnë se mjeti është shkatërruar komplet nga goditja me shtyllën elektrike anash rrugës.

Grupi hetimor është duke punuar për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Ngjarja ka shkaktuar shqetësim në zonë dhe ka nxitur autoritetet lokale të apelojnë për rritjen e kujdesit dhe respektimin e rregullave në rrugë për të parandaluar ngjarje të tilla në të ardhmen.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...