14.5 C
Tiranë
Tuesday, April 28, 2026
spot_img

Aksident i rëndë në Toskanë: Një viktimë dhe 25 të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Toskanë, ku një person ka humbur jetën dhe 25 të tjerë janë lënduar. Ngjarja ka ndodhur në një autostradë afër qytetit të Arezzo, ndërsa shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta. Dy prej të lënduarve janë dërguar me helikopter në spital për shkak të plagëve të rënda.

Autobusi, i cili u përplas fillimisht me një parmak në autostradë, ishte duke transportuar turistë kinezë. Sipas agjencisë italiane të lajmeve Ansa, autobusi po udhëtonte nga Roma në Firence dhe kishte gjithsej 45 persona në bord. Presidenti i Toskanës, Eugenio Giani, konfirmoi se pasagjerët ishin turistë kinezë.

Zjarrfikësit patën vështirësi të nxirrnin disa pasagjerë nga autobusi që ishte bllokuar në parmakë, por në fund arritën t’i largonin të gjithë. Incidenti ka shkaktuar tronditje dhe hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit janë ende në vazhdim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vlorë/ Alarm në Hidrovor: Konstatohet prani gazi, zona rrethohet me masa sigurie

0
Një situatë shqetësuese është raportuar në zonën e pyllit të Hidrovorit në Akërni, ku është konstatuar prani gazi në nëntokë, duke çuar në vendosjen...

Maliqi sulmon vendimin për Kuçovën: “Duhej shkarkuar dhe përballur me drejtësinë”

0
Deputeti Lefter Maliqi ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykatës së Lartë lidhur me çështjen e mandatit të kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari, duke...

Vizita e Mbretit Charles III në SHBA, mes simbolikës historike dhe sfidave diplomatike

0
Vizita shtetërore e Charles III dhe Camilla në Shtetet e Bashkuara po konsiderohet një moment kyç për marrëdhëniet anglo-amerikane, në një kohë simbolike që...

Sulm kibernetik masiv trondit futbollin botëror, publikohen mijëra të dhëna konfidenciale

0
Një nga shkeljet më të mëdha të sigurisë digjitale në historinë e sportit ka goditur futbollin ndërkombëtar, duke ekspozuar mbi 150 mijë dokumente personale...

Ngërç për presidentin në Kosovë, LVV akuzon opozitën për mungesë propozimesh

0
Çështja e zgjedhjes së presidentit në Kosovë vijon të mbetet e bllokuar, për shkak të mungesës së një marrëveshjeje mes forcave politike. Deputetja e Lëvizja...