22.6 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Kryeministri Rama uron Vangjel Tavon për fitoren spektakolare në Himarë

Pak pas fitores së zgjedhjeve në Himarë nga kandidati socialist Vangjel Tavo për kryetar të Bashkisë së këtij qyteti, ka ardhur dhe reagimi nga Kryeministri Edi Rama. Ai e ka uruar Tavon, duke e cilësuar fitoren e tij për Bashkinë e Himarës si spektakolare.

Kryeministri shprehu gjithashtu kënaqësinë për mbështetjen që himariotët i dhanë Partisë Socialiste, duke përsëritur vendosmërinë për ta kthyer Himarën në një prej destinacioneve më të kërkuara të Mesdheut.

MIRËMËNGJES dhe me urimin për kryebashkiakun e ri të Himarës për fitoren spektakolare, kënaqësinë e mbështetjes domethënëse për Partinë Socialiste në zgjedhjet e djeshme, si edhe vendosmërinë për ta kthyer #Himarën2030🇦🇱 në një prej destinacioneve më të kërkuara të Mesdheut, ku në radhë të parë të gjithë ata që punojnë në industrinë turistike në Greqi, të kthehen për paga më të mira e për ajrin e pazëvendësueshëm të vendlindjes, ju uroj të gjithëve një javë sa më të qetë,” tha Rama.

Në garën për Bashkinë e Himarës, Tavo arriti të siguronte 1,500 vota më shumë se kundërshtari Petraq Gjikuria. Numërimi i votave përfundoi herët në mëngjes në të 36 qendrat e votimit, duke dhënë rezultatin përfundimtar: 5,022 vota (58.62%) për Tavon kundrejt 3,545 votave (41.38%) për kandidatin opozitar Petraq Gjikuria.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...