28.6 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Aksident i trefishtë në Maqellarë–Peshkopi, 6 të lënduar – përplasen tre automjete mbi urën e ‘Pesëjakës’

Një aksident i trefishtë është regjistruar në 20 prill në aksin nacional Maqellarë–Peshkopi, në afërsi të urës së fshatit “Pesëjakë”, duke shkaktuar panik dhe bllokim të përkohshëm të qarkullimit.

Sipas informacioneve paraprake, tre automjete janë përfshirë në përplasje me njëra-tjetrën. Dy prej mjeteve po lëviznin në drejtim të qytetit të Peshkopisë, ndërsa automjeti i tretë dyshohet se është futur nga një degëzim i rrugës nacionale, duke u përplasur me to.

Ende nuk janë të qarta rrethanat e sakta të aksidentit, ndërsa në vendngjarje pritet mbërritja e shërbimeve të Policisë Rrugore për të bërë këqyrjen e situatës dhe për të dokumentuar dinamikën e ngjarjes.

Sipas raportimeve paraprake, nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 6 persona, mes tyre edhe tre drejtuesit e automjeteve të përfshira në përplasje. Të plagosurit janë transportuar për ndihmë mjekësore, ndërsa gjendja e tyre ende nuk është bërë publike.

Segmenti rrugor Maqellarë–Peshkopi njihet si një nga zonat me problematika të shpeshta sa i përket sigurisë rrugore dhe aksidenteve, duke ngritur vazhdimisht shqetësime për qarkullimin dhe mungesën e masave parandaluese.

Policia Rrugore e Dibrës ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë e mundshme të drejtuesve të mjeteve të përfshirë në ngjarje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...