28 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Alarm i rremë në Patos – telefonata për vrasje rezulton e pavërtetë, autori i dehur

Orë paniku janë shënuar ditën e sotme në Patos, pas një telefonate alarmuese që ka vënë në lëvizje Policinë e Fierit dhe atë të Patosit.

Sipas njoftimit paraprak, në sallën operative ka mbërritur një thirrje nga një person, i cili ka deklaruar se kishte vrarë bashkëshorten e tij në zonën e Dukasit, Patos. Menjëherë pas sinjalizimit, shërbimet e policisë janë nisur drejt vendngjarjes, duke marrë të gjitha masat dhe duke shkuar me urgjencë në adresën e dhënë.

Pas mbërritjes në vend dhe verifikimeve të kryera, ka rezultuar se ngjarja e raportuar nuk ishte e vërtetë. Burime nga policia bëjnë me dije se personi që kishte bërë telefonatën ndodhej në gjendje të dehur dhe kishte dhënë një alarm të rremë, duke shkaktuar mobilizim të menjëhershëm të forcave të rendit.

Fatmirësisht, nga verifikimet nuk është konstatuar asnjë ngjarje kriminale dhe nuk ka persona të dëmtuar. Autoritetet kanë bërë të ditur se ndaj shtetasit në fjalë do të merren masa ligjore për njoftim të rremë dhe shqetësim të strukturave të policisë.

Ngjarja ka shkaktuar panik të përkohshëm në zonë, por situata është rikthyer në normalitet pas sqarimit të plotë të rastit nga policia.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...