22.3 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Aksident në Aksin Elbasan-Peqin: Fëmijë 8-vjeçar humb jetën pasi u përplas nga një automjet që doli nga rruga

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në mesditë në aksin Elbasan-Peqin, pranë fshatit Pajovë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar një tragjedi. Një nga automjetet, pas përplasjes, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke goditur për vdekje një fëmijë 8-vjeçar që po qëndronte në trotuar.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 14:00, në një zonë ku kufizimi i shpejtësisë është 30 km/h për shkak të afërsisë me shkollën dhe sinjalizimeve për fëmijët. Sipas dëshmive paraprake të banorëve që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes, dyshohet se njëri prej automjeteve po udhëtonte me shpejtësi të lartë, çka mund të ketë qenë shkak i këtij aksidenti tragjik.

Policia raportoi se rreth orës 14:10, në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, në fshatin Pajovë, automjeti me drejtues shtetasin M. P., 39 vjeç, u përplas me një automjet tjetër të drejtuar nga shtetasi M. S., 45 vjeç. Si pasojë e përplasjes, shtetasi M. P. humbi kontrollin mbi automjetin, i cili doli nga rruga dhe përplasi të miturin 8-vjeçar, i cili ndodhej në anë të rrugës. Për fat të keq, fëmija humbi jetën në vendngjarje.

Të dy drejtuesit e automjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale. Përveç humbjes së jetës së fëmijës, nga aksidenti janë shkaktuar edhe dëme materiale në një ambient privat pranë vendngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...