18.5 C
Tiranë
Wednesday, September 30, 2026

Aksident në aksin Milot-Mamurras/ Mjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal me ujë, humbin jetën dy persona

Një aksident i rëndë është regjistruar gjatë natës, në aksin Milot-Mamurras, në afërsi të pikës së betonit “Kotica”. Një mjet tip Toyota me targa “AB365BX”, ka dalë nga rruga është përplasur me traversat e rrugës, dhe ka përfunduar në kanal me ujë.

Dy persona nga Durrësi e Tirana kanë humbur jetën pasi ranë me automjetin e tyre në një kanal me ujë.

Sipas Policisë, viktimat janë 45-vjeçari S.D, me banim në Durrës dhe 39-vjeçari U.P, me banim në Tiranë.

Polumbarët kanë mundur të nxjerrin nga uji trupin e dy viktimave.

Ndërsa kërkimet po vijojnë ende për shkak se dyshohet se një tjetër person ka humbur jetën. Në vend ngjarje ndodhen shërbimet e zjarrfikëses, ambulanca dhe Policia Rrugore.

Kurbin/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Milot-Mamurras, mjeti tip “Toyota” ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal me ujë, ku për pasojë kanë humbur jetën shtetasit S.D.,45 vjeç, banues në Durrës dhe U.P.,39 vjeç, banues në Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje  dhe  vijon punën për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, si dhe shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet përgjatë kanalit nëse në automjet ka pasur shtetas të tjerë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Akërni/ 70-vjeçarja u godit me sëpatë ,u grabit dhe u p*rdhunua, në kërkim 43-vjeçari

0
Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar dhe grabitur në banesën e saj. Sipas Policisë, ngjarja ka...

Shiste kokainë në lokalin që kishte marrë me qira, arrestohet 57-vjeçari në Maliq

0
Finalizohet pas disa javësh hetime me metoda proaktive operacioni i koduar “Drithas” nga Policia e Korçës, në kuadër të të cilit është arrestuar në...

Horoskopi ditor, e Hënë, 28 Shtator 2026

0
♈ Dashi Do të ndjesh më shumë energji dhe dëshirë për të vepruar. Në dashuri, një takim ose bisedë mund të sjellë një kthesë interesante. ♉...

Parashikimi I motit, e Hënë, 28 Shtator 2026

0
Pas një periudhe me reshje dhe temperatura më të ulëta, e diela, 27 shtator 2026, pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm të motit...

Nga “vajza më e shëmtuar në shkollë” te ylli i pasarelave, historia e Anok...

0
Sot renditet ndër modelet më të kërkuara në industrinë e modës, por rruga e Anok Yai drejt majave të pasarelave botërore ka qenë e...