31.4 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Aksident në Durrës: Dy automjete përplasen , njëri përfundon në oborrin e një banese

Mëngjesin e sotëm, dy automjete janë përfshirë në një aksident në zonën e ish-Kënetës në Durrës. Një Opel dhe një Volkswagen janë përplasur me njëra-tjetrën dhe përfunduan në pozita të ndryshme: njëri automjet në trotuar dhe tjetri në oborrin e një banese aty pranë.

Ngjarja ka ndodhur pranë një kryqëzimi në rrugën “Azem Hajdari” në lagjen 14 të qytetit bregdetar. Ky aksident është i dyti që ndodh në të njëjtin vend brenda një periudhe prej dy javësh. Sipas të dhënave të para, aksidenti ka ndodhur për shkak të mosrespektimit të sinjalistikës rrugore nga ana e drejtuesve të automjeteve.

Pak pas aksidentit, policia rrugore ka mbërritur në vendngjarje dhe po zhvillon hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes. Hetimet janë në vazhdim për të sqaruar detajet e këtij aksidenti dhe për të identifikuar përgjegjësit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...