29.1 C
Tiranë
Saturday, August 8, 2026

Aksident në Vlorë, makina humb kontrollin përfundon në rrethimin e vilës qeveritare në Ujë i Ftohtë

Një aksident i pazakontë ka ndodhur këtë të hënë në qytetin e Vlorës, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur në rrethimin e vilës qeveritare në zonën e Ujit të Ftohtë.

Sipas burimeve policore, makina ka devijuar nga rruga dhe është futur drejt oborrit të kompleksit, duke thyer rrethimin mbrojtës. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ka izoluar zonën dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit. Ende nuk është bërë e ditur identiteti i shoferit dhe nëse ngjarja lidhet me një defekt teknik, shpejtësi tej normave apo pakujdesi në drejtim.

“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit,” thanë burime zyrtare nga policia.

Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve të zonës për shkak të vendndodhjes së veçantë ku ndodhi përplasja, ndërkohë që autoritetet pritet të japin detaje të tjera në vijim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...