23.6 C
Tiranë
Monday, June 15, 2026

Aksident rrugor në Lushnjë, 23-vjeçari nën efektin e alkoolit plagos 51-vjeçarin

Një ngjarje aksidenti në Lushnjë ka sjellë pas vetes një person të plagosur dhe një 23-vjeçar është arrestuar nga policia pasi drejtonte në gjendje të dehur dhe kishte përplasur makinën e një 51-vjeçari.

Policia e Lushnjes ka njoftuar se shtetasi i plagosur, me iniciale A.V., ndodhet aktualisht në spital për trajtimin e plagëve.

Njoftimi i policisë:

DVP Fier/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:

-R. S., 37 vjeç, banues në Patos, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

-S. M., 23 vjeç, banues në Lushnjë, pasi me automjetin tip “Audi”, që e drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur automjetin tip “Fiat” me drejtues shtetasin A. V., 51 vjeç, i cili është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

U referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-A. H., banues në Lushnje, pasi me motomjetin që drejtonte, ka aksidentuar lehtë shtetasin E. R., i cili pasi mori mjekim në spital, u largua në banesë;

-I. M., 50 vjeç, A. M., 41 vjeç, dhe V. H., 23 vjeç, banues në Roskovec, pasi dyshohet se kanë goditur me grushte një 26-vjeçar, për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...