22.8 C
Tiranë
Saturday, July 11, 2026

Aksion shpëtimi pranë Sazanit – Policia Kufitare dhe Roja Bregdetare shpëtojnë shtetas të huaj nga mbytja

Një operacion i shpejtë dhe i koordinuar është zhvilluar mbrëmjen e sotme nga Policia Kufitare e Vlorës në bashkëpunim me Rojen Bregdetare, pas sinjalizimit për një rrezik të mundshëm mbytjeje pranë ishullit të Sazanit.

Qendra Ndërlidhëse për Operacionet Detare njoftoi se një velierë me flamur të huaj, e nisur nga Italia drejt Kroacisë, kishte pësuar defekt në motor. E bllokuar në afërsi të shkëmbinjve të Sazanit dhe mes dallgëve të forta, mjeti lundrues rrezikonte të fundosej ose të përplasej në breg.

Reagimi i shpejtë i Policisë Kufitare dhe Rojes Bregdetare bëri të mundur shpëtimin e të gjithë shtetasve të huaj që ndodheshin në bord. Ata u transportuan të sigurt drejt bregut dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkohë, veliera është tërhequr në portin SPK Triport në Vlorë.

Ky operacion është një shembull i angazhimit dhe profesionalizmit të strukturave tona detare për garantimin e sigurisë në ujërat territoriale shqiptare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...