24.2 C
Tiranë
Thursday, September 3, 2026

Tragjedi në Itali: 14-vjeçarja shqiptare hidhet nga kati i tretë, humb jetën në spital – dyshime për bullizëm

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali dhe veçanërisht qytetin e Tarantos, ku një vajzë 14-vjeçare me origjinë nga Dukati i Vlorës humbi jetën në rrethana dramatike. Ngjarja ndodhi më 2 maj në Massafra, ku vajza jetonte me familjen. Ajo u hodh nga kati i tretë i banesës dhe, pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të emergjencës 118, ndërroi jetë pak pasi u transportua në spitalin “Santissima Annunziata”.

Tragjedia ka lënë të tronditur familjen Bozhanaj dhe gjithë komunitetin përreth. Në momentin e ngjarjes, vajza ndodhej në shtëpi me nënën e saj, e cila përjetoi gjithçka me sy dhe nuk mundi ta ndalonte dot.

Prokuroria italiane ka hapur një hetim për të zbuluar arsyet që çuan në aktin ekstrem. Dyshimet paraprake flasin për një rëndesë të fortë psikologjike që vajza mund të ketë përjetuar, ndoshta si pasojë e bullizmit. Hetimet po zhvillohen nga Karabinierët dhe për momentin nuk ka të dhëna zyrtare mbi rrethanat e plota të ngjarjes.

Burime pranë shkollës ku ajo studionte thonë se ishte një nxënëse e shkëlqyer, me rezultate të larta dhe sjellje shembullore. Por pas kësaj fasade, fshihej ndoshta një dhimbje që askush nuk arriti ta shohë në kohë.

Kjo ngjarje ka rindezur debatet mbi rëndësinë e shëndetit mendor, sidomos tek të rinjtë emigrantë, që shpesh përballen me presione sociale, kulturore dhe diskriminim. Komuniteti i Massafrës është mbledhur në solidaritet me familjen e vajzës, ndërsa apelon për më shumë vëmendje ndaj mirëqenies emocionale të të rinjve.

Ngushëllime të thella dhe të sinqerta familjes Bozhanaj. Humbja e vajzës së tyre është një plagë e madhe për të gjithë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...