35.2 C
Tiranë
Friday, August 21, 2026

Alarmi për bombë në shkollën “Turgut Ozal” rezulton i rremë, situata nën kontroll

Tiranë – Pas një alarmi për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, institucioni arsimor ka konfirmuar se situata është nën kontroll dhe ka rezultuar se alarmi ishte i rremë. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, shkolla ka bërë me dije se ka bashkëpunuar ngushtë me Policinë e Shtetit dhe janë marrë të gjitha masat e nevojshme sipas protokolleve të sigurisë.

“Shkolla njofton të gjithë prindërit, nxënësit dhe dashamirët se situata është nën kontroll, e qetë dhe në bashkëpunim të plotë me Policinë e Shtetit. Janë marrë të gjitha masat e sigurisë sipas protokollit në raste emergjence, pavarësisht se lajmi rezultoi i rremë. Falënderojmë Policinë e Shtetit për gatishmërinë dhe profesionalizmin! Falënderojmë të gjithë stafin e shkollës si dhe prindërit tanë për korrektësinë dhe bashkëpunimin!”, thuhet në deklaratën e shkollës.

Alarmi për bombë u ngrit pasi një mësuese kujdestare u dërgoi një mesazh prindërve të nxënësve, duke i informuar se shkolla kishte marrë një email kërcënues dhe se fëmijët duhej të largoheshin për në shtëpi. Më pas, Policia e Tiranës sqaroi se rreth orës 11:30 kishte marrë një njoftim për një email në anglisht, ku thuhej se një bombë ishte vendosur në ambientet e shkollës dhe se do të shpërthente brenda 43 minutave.

Pas hetimeve dhe kontrolleve të imtësishme nga forcat e sigurisë, u konfirmua se kërcënimi ishte i rremë dhe se nuk kishte asnjë rrezik real për nxënësit dhe stafin e shkollës. Policia ka nisur një hetim për të identifikuar autorin e emailit dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 50-vjeçari humb jetën pas rënies nga ballkoni i pallatit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nga ortakëria me Selmanllarin te “Principotes” në Ksamil, si lidhet në dokumente emri i...

0
Në jug të vendit, aty ku toka është kthyer në një nga asetet më të shtrenjta të Shqipërisë, historia e pronave po ecën paralelisht...

Zjarri në Dukat vijon të jetë aktiv, në terren angazhohen dy avionë dhe 40...

0
Zjarri që ka nisur mbrëmjen e djeshme në zonën e Dukatit, në Vlorë, vijon të jetë aktiv, ndërsa strukturat e emergjencave janë angazhuar për...

Refuzoi martesën me komandantin 70-vjeçar, 17-vjeçarja afgane dyshohet se kaloi 21 muaj në burgun...

0
Rasti i një adoleshenteje afgane, e cila raportohet se ka kaluar 21 muaj në një burg të kontrolluar nga talebanët pasi kundërshtoi martesën me...

Dy të shtëna pranë banesës/ Pjerin Bitani plagos me armë Vladimir Bruçin në Shkodër

0
Personi që shihni në foto është Pjerin Bitani, i dyshuari si autor i plagosjes me armë zjarri të Vladimir Bruçit në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur...