35.2 C
Tiranë
Friday, August 21, 2026

Katër zyrtarë policie në Tiranë nën hetim për shkelje në tendera, AMP ekzekuton masat e sigurisë

Tiranë – Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë për katër punonjës policie, të cilët dyshohen për shkelje në proceset e prokurimeve publike. Këto hetime janë pjesë e një procedimi penal të nisur në vitin 2024.

Masat e sigurisë të vendosura për zyrtarët e përfshirë janë si më poshtë:

  • Haxhi Balla, ish-Shef i Sektorit Ekonomik në DVP Tiranë, aktualisht i vetëpunësuar – ndaj tij është vendosur masa “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, pasi dyshohet për shkelje të barazisë në tendera dhe falsifikim dokumentesh.
  • Eni Tila (Xhaferi), Shefe e Sektorit të Kontabilitetit në DVP Tiranë – është vendosur masa “Pezullim i ushtrimit të detyrës” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, për dyshime mbi shkeljen e barazisë në tendera.
  • Jaho Caushaj, Specialist i Sektorit Ekonomik në DVP Tiranë – ndaj tij është vendosur masa “Pezullim i ushtrimit të detyrës” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, për dyshime mbi shkeljen e barazisë në tendera dhe falsifikim dokumentesh.
  • Islam Shehi, punonjës në Sektorin Ekonomik në DVP Tiranë – ndaj tij është vendosur masa “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, për dyshime mbi shkeljen e barazisë në tendera.

Hetimet mbi këtë çështje po vijojnë, ndërsa materialet procedurale janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 50-vjeçari humb jetën pas rënies nga ballkoni i pallatit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nga ortakëria me Selmanllarin te “Principotes” në Ksamil, si lidhet në dokumente emri i...

0
Në jug të vendit, aty ku toka është kthyer në një nga asetet më të shtrenjta të Shqipërisë, historia e pronave po ecën paralelisht...

Zjarri në Dukat vijon të jetë aktiv, në terren angazhohen dy avionë dhe 40...

0
Zjarri që ka nisur mbrëmjen e djeshme në zonën e Dukatit, në Vlorë, vijon të jetë aktiv, ndërsa strukturat e emergjencave janë angazhuar për...

Refuzoi martesën me komandantin 70-vjeçar, 17-vjeçarja afgane dyshohet se kaloi 21 muaj në burgun...

0
Rasti i një adoleshenteje afgane, e cila raportohet se ka kaluar 21 muaj në një burg të kontrolluar nga talebanët pasi kundërshtoi martesën me...

Dy të shtëna pranë banesës/ Pjerin Bitani plagos me armë Vladimir Bruçin në Shkodër

0
Personi që shihni në foto është Pjerin Bitani, i dyshuari si autor i plagosjes me armë zjarri të Vladimir Bruçit në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur...