32.4 C
Tiranë
Tuesday, July 14, 2026

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i bën thirrje presidenti Meta, mos të dekretojë si kryeministër Edi Ramën, ka bërë vepra penale

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i ka bërë thirrje presidenti Ilir Meta që mos të dekretojë si kryeministër Edi Ramën dhe dy ministra të kabinetit të ri qeveritar, me pretendimin se kanë kryer vepra penale.

Po ashtu Aleanca ka kërkuar mosdekreitmin e dy ministreve, Elva Margaritin dhe Mirela Kumbaron, për çështjen e teatrit kombëtar. Në një prononcim për mediat, juristja Adriana Kalaja pohoi se Rama duhet të jetë para drejtësisë.

“Kemi kërkuar mosdekretimin e disa ministrave. I jemi referuar dispozitave ligjore dhe Kushtetuës. I kemi kërkuar presidentit, mosdekretimit e shtetasit Edi Rama, për kryeministër të Republikës së Shqipërisë, pas shembjes së teatrit. Edi Rama në mënyrë konsekuente ka kryer vepra penale nga më të ndryshmet për të cilat keni depozituar kallëzimin penale, siç është dhe SPAK. Ju jeni në dijeni edhe të faktit se dhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ku u shpallën antikushtetues VKM dhe ligji special në lidhje e teatrin, Rama, në funksionin e kryeministrit ka shkelur Kushtetutën. Me urdhër të tij nuk është ekzekutuar vendimi i gjykatës dhe është miratuar një VKM antikushtetues. Kemi kërkuar për dy ministre mosderektim, për Elva Margaritin, ministre e Kulturës. Margariti jo vetëm nuk ka zbatuar ekzekutimin e Gjykatës Kushtetuese, por ka propozuar një VKM të re, atë të transferimit të truallit nga Ministria e Kulturës në Bashkinë e Tiranës. Kemi kallëzim të ri. Pas gjithë veprave penale që ka konsumuar, ministrja vazhdon të konsumojë vepra penale siç janë ato në SPAK, në mënyrë të dukshme është ministre që ka shkelur Kushtetutën.

Në këtë frymë kemi argumentuar e ish-ministres Kumbaro, pasi edhe kjo ministre ka konsumuar vepra penale. Mendojmë se janë një njollë e zezë, rasti i parë unik në të gjithë veprimtarinë e Gjykatës Kushtetuese. Në referim të kërkesave për integrim evropian, mendojmë se qeveria e re që duhet të dekretohet nga Presidenti, duhet të respektojnë ligjin e Kushtetutën. Të bindur që Presidenti do të marrë vendimin e duhur, ai respekton ligjin e Kushtetutën. Jemi në dijeni se me urdhër të Ramës është shkaktar i shkarkimit nga Kuvendi. Por duhet të presim. Kjo është një kërkesë që mendoj se mbyllet këtu. Siç e thashë jemi të bindur, vendimi i Presidentit do të jetë i bazuar në Kushtetutë. Presidenti ka treguar se është pro mbrojtjes së Teatrit. Jemi të bindur se nëse Presidenti do të rrëzojë kërkesën tonë do e argumentojmë në bazë të Kushtetutës. Ato i çmon Presidenti tani.”, tha juristja Adriana Kalaja.

 

 

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një vendim i guximshëm mund të hapë rrugën për zhvillime pozitive. Në...

Parashikimi I motit, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
Për 13 korrikun 2026, moti në Shqipëri parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Vendi do të vijojë të ndikohet nga...

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...