26.5 C
Tiranë
Sunday, August 30, 2026

Ambasada e SHBA mban qëndrim pas akuzave të forta që janë bërë në adresë të kryetarit të Taulant Ballës lidhur me vrasjen e avokatit Gurra

Ambasada e SHBA ka mbajtur qëndrim pas akuzave të forta që janë bërë në adresë të kryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

Ambasada amerikane në Tiranë ka porositur personelin e saj që të shmangin takimet publike dhe çdo lloj takimi me Taulant Ballën, deri në sqarimin e akuzave në adresë të tij.

Mësohet se personelit të ambasadës së SHBA i është shpërndarë një mesazh dhe porosia ka qenë e prerë për të gjithë stafin diplomatik.

Në adresë të Taulant Ballës janë bërë akuza të forta nga Ardian Çapja se ka porositur vrasjen e avokatit Ravik Gurra.

Sipas tij, avokati arriti të siguronte disa përgjime të prokurorisë për Taulant Ballën dhe për këtë u vra. Ekzistenca e këtyre përgjimeve nuk ishte e njohur, deri kur foli Çapja.

Taulant Balla është vënë nën përgjim telefonik nga Prokuroria pas masakrës së 3 shkurtit të vitit 2016 në Elbasan, ku u ekzekutuan në një atentat tre persona (Agron Ramazan Çapja, Ardit Enver Sinakoli, dhe Eno Kujtim Bedalli), ndërsa 8 të tjerë u plagosën.

Hetimet e policisë dhe prokurorisë, sollën përgjimin e dhjetëra personave me qëllimin e vetëm krijimin e dyshimeve se kush mund të ishin vrasësit.

Mes shumë numrave është vënë në përgjim dhe numri i deputetit të PS-së,Taulant Balla.

Kërkesa për vënin në përgjim të Ballës, është bërë nga dy oficerët Edvin Ndreu dhe Eduard Hasani, të cilët i kërkonin prokurorëve të çështjes, vënien në përgjim të listës numerike të ofruar nga policia.

Nga sa ka rezultuar të gjithë numrat janë vënë në përgjim, nga gjykata, përfshirë këtu dhe ai i deputetit Taulant Balla.

Për shkak të ngjarjes shumë të rëndë, numrat janë vënë me shumë urgjencë në përgjim, dhe Taulant Balla, është përgjuar për vetëm dy ditë.

Telefoni i Ballës që mbaron me numra fundorë 399, është përgjuar për 46 orë e 50 minuta me radhë. Përgjimet u fshinë disa ditë më pas me vendim gjykate, por ka të dhëna se një kopje e dosjes është ruajtur.

Gjithashtu, Balla përmendet edhe në biseda nga grupet kriminale me emrin ‘politikani Taulant’ se do të ndërhynte për t’u zgjidhur punë, madje ata e quanin motori.

Balla përmendet edhe në bisedat telefonike nga pjesëtarët e grupit kriminal të Bajrave të Shkodrës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...