20.5 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim: SHBA-të nuk mbështesin një parti apo kandidat të caktuar politik, e vetmja gjë që mbështesim është…

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ka bërë një tjetër paralajmërim për shit-blerësit e votës, 10 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri.

Ambasadorja theksoi se demokracia shqiptare është në drejtimin e duhur, ndërsa përsëriti se SHBA nuk mbështet asnjë parti apo kandidat të caktuar politik.

“Është pjesë e përpjekjeve të mia që të shikoj sa më shumë nga Shqipëria veçanërisht duke pasur parasysh se jemi para zgjedhjeve të 25 prilli. Unë jam një person shumë i drejtpërdrejt dhe ju siguroj që nëse do të doja që ju të votonit për dikë do ua thosha, dhe jo një mesazh të fshehur. SHBA-të nuk mbështesin një parti të caktuar apo kandidat të caktuar.

E vetmja gjë që mbështesim është e drejta e popullit shqiptar që të shprehin të drejtën e tyre me votë. E vetmja që mbështesim është e drejta e shqiptarëve që të shprehin të drejtën e tyre me votë. Dhe paralajmërojmë kundër kujtdo, duke blerë apo shitur votën. Votuesit ta mbajnë mend që kanë fuqinë dhe përgjegjësinë. Jam e frymëzuar sepse sot në Vlorë jam takuar me disa përfaqësues të shoqërisë civile, që e bën të qartë që në një demokraci shoqëria civile ka një rol të rëndësishëm“, tha Yuri Kim.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“O është çmendur Europa, o ka diçka që nuk shkon me protestuesit”/ Rama reagon...

0
Parlamenti Europian ka rrëzuar amendamentin që lidhej me Sazanin dhe Zvernecin në rezolutën për Shqipërinë, duke miratuar dokumentin final me shumicë dërrmuese votash. Pas këtij...

Tragjike në Lushnjë/ Humb kontrollin e mjetit bujqësor, fermeri 65-vjeçar humb jetën në vend

0
Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Lushnjës, ku një fermer ka humbur jetën gjatë punës me mjet bujqësor. Viktima është...

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...

“Lilo & Stitch” dhe “The Ring” në zi/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare aktorja...

0
Aktorja amerikane Daveigh Chase, e njohur për rolin e frikshëm të Samara Morgan në The Ring dhe si zëri i Lilo-s në Lilo &...

Fund tragjik pas 50 orësh kërkime/ Gjendet trupi i pajetë i të riut që...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Liqenin e Ulzës, ku pas më shumë se 50 orësh kërkime intensive është gjetur trupi i pajetë...