14.7 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Amber Heard dhe Elon Musk: Zbulime të reja mbi marrëdhënien dhe spekulimet për fëmijë të përbashkët

Marrëdhënia e mëparshme mes aktores Amber Heard dhe miliarderit Elon Musk është rikthyer në vëmendjen publike, pas daljes në dritë të disa dokumenteve ligjore që përmendin mosmarrëveshje të ndjeshme mbi kriopruajtjen e embrioneve.

Sipas një raporti të “Daily Mail”, një deklaratë gjyqësore e vitit 2022 – pjesë e çështjes së profilit të lartë mes Heard dhe ish-bashkëshortit të saj Johnny Depp – hedh dritë mbi një konflikt të mundshëm ligjor mes Heard dhe Musk. Jennifer Howell, mike e motrës së Amber, pohon se çifti kishte ruajtur embrione gjatë kohës së lidhjes së tyre (2016–2018), dhe pas ndarjes, Musk kërkonte shkatërrimin e tyre, ndërsa Amber dëshironte t’i ruante për të pasur një fëmijë.

Ky pretendim nuk u pranua në gjyq, pasi mbrojtja e Amber e konsideroi të marrë në mënyrë të paligjshme, ndërsa familjarët e saj e quajtën “krejtësisht imagjinar”.

Megjithatë, faktet vazhdojnë të ndezin dyshime. Amber Heard ka sjellë në jetë një vajzë në prill 2021, të quajtur Oona Page, përmes një nëne zëvendësuese, pa zbuluar kurrë identitetin e babait. “Unë jam mami dhe babi. Ajo është shefi”, deklaroi aktorja, duke e përshkruar si një zgjedhje të vetëdijshme për të qenë nënë e pavarur.

Në dhjetor 2024, ajo njoftoi se është në pritje të fëmijës së dytë.

Elon Musk dhe “perandoria” e fshehtë familjare

Zbulimet për jetën personale të Elon Musk nuk mbarojnë këtu. Një raport i Wall Street Journal sugjeron se Musk mund të ketë të paktën 14 fëmijë me katër gra të ndryshme, në marrëveshje të karakterit konfidencial, shpesh të shoqëruara me pagesa të mëdha dhe klauzola të rrepta të fshehtësisë.

Rasti më i fundit përfshin influencuesen Ashley St. Clair, e cila pretendon se iu ofruan 15 milionë dollarë dhe 100,000 dollarë në muaj për të heshtur mbi faktin që ka një fëmijë me Elon Musk. Negociatat, sipas saj, u drejtuan nga Jared Birchall, njeriu i afërt i Musk, i cili përmendi nevojën për diskrecion për shkak të “njerëzve të paqëndrueshëm që i kujtojnë gjërat ndryshe”.

Musk thuhet gjithashtu se ka bërë propozime për dhurim sperme edhe për gra që nuk ka takuar ndonjëherë personalisht, përfshirë influencuesen Tiffany Fong, e cila e refuzoi ofertën duke thënë se dëshironte një familje më tradicionale.

Një histori që vazhdon në hije

Nga gjashtë fëmijët me ish-bashkëshorten Justine Musk, tek tre me këngëtaren Grimes, katër me bashkëpunëtoren Siobhan Gillis dhe tani një me Ashley St. Clair, tabloja e jetës personale të Elon Musk është komplekse dhe e mbuluar me një shtresë të trashë sekreti.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Dua të dalë e gjithë e vërteta”, partnerja e Gjovalin Lazrit pas vrasjes: “Nuk...

0
Gjovalin Lazri, 36 vjeç, është qëlluar me dy plumba, një në shpatullën e djathtë dhe një në qafë. I riu ishte pjesë e grupit...

“Zemër, duhet të koncentrohemi te halli jot”, SPAK zbardh komunikimet e Vlora Hysenit me...

0
SPAK ka zbardhur komunikime mes ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hysenit, dhe biznesmenit Ergys Agasi, duke ngritur dyshime për një marrëdhënie personale...

“Arrest në shtëpi” për Vlora Hysenin, kontrolle te Ilir Proda/ Detaje të reja nga...

0
Detaje të reja dalin nga operacioni i SPAK në kuadër të hetimeve për aferën e AKSHI-t. Me vendim të GJKKO-së, ndaj drejtueses së SHISH,...

Dosja e AKSHI-t, në pranga biznesmeni Embro Sulejmani dhe shefi i Laboratorit Shkencor të...

0
Në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t, SPAK ka vijuar aksionin me masa sigurie dhe kontrolle në Tiranë dhe Durrës. Mes personave të...

BE–Shqipëri, SAPC: Negociatat të përfundojnë deri në fund të 2027, fokus te drejtësia dhe...

0
Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit Bashkimi Evropian–Shqipëri (SAPC) zhvilloi më 21 shtator në Tiranë takimin e tij të 22-të, të bashkëdrejtuar nga eurodeputeti Marco Tarquinio...