27.9 C
Tiranë
Monday, August 3, 2026

“Amnisti për 400 të burgosur, asnjë i SPAK-ut” – Kuvendi në debat, Gogu: Ja kush përfiton

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën plenare të radhës, ku në qendër të diskutimeve janë procesi i integrimit europian, interpelancat me ministra dhe shqyrtimi i një sërë projektligjesh me rëndësi.

Një nga pikat kryesore të rendit të ditës është projektligji “Për dhënie amnistie”, së bashku me dy projektligje për ndryshime në Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë, të cilët kërkojnë shumicë të cilësuar votash për t’u miratuar.

Pak para nisjes së seancës, ministri Gogu ka dhënë një deklaratë lidhur me efektet e amnistisë, duke sqaruar se ajo nuk prek dosjet e SPAK-ut.

“Nga kjo amnisti përfitojnë direkt 400 të burgosur, por asnjë i dënuar për korrupsion apo i arrestuar nga SPAK-u”, u shpreh Gogu.

Ndërkohë, në të njëjtën seancë është diskutuar edhe një çështje me ngarkesë politike, ajo e deklaratës së deputetes Marjana Koçeku, e cila një ditë më parë la të kuptohet se ishte kërcënuar nga familja Bajri në Shkodër.

I pyetur për këtë deklaratë, ministri Gogu u shpreh se rasti duhet trajtuar seriozisht nga institucionet nëse ekzistojnë elementë të tillë.

“Kjo nuk është më një rast politikë, por një rast që duhet të hetohet sa më parë nga institucionet përgjegjëse nëse ka një rast të tillë”, deklaroi ai.

Seanca pritet të vijojë me diskutime për projektligjet dhe çështjet e rendit të ditës, ndërsa votimi për amnistinë mbetet ndër pikat më të rëndësishme të ditës parlamentare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 3 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji dhe dëshirë për të vepruar. Një vendim i marrë me qetësi mund t’ju hapë rrugë të reja. Në dashuri,...

Parashikimi I motit, e Hënë, 3 Gusht 2026

0
Për 3 gushtin 2026, në Shqipëri pritet të mbizotërojë mot i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Masat e ngrohta ajrore do të vijojnë të...

Bardhi i përgjigjet Ramës për reformën territoriale: “Të vendosin qytetarët me referendum”

0
Pas reagimit të kryeministrit Edi Rama lidhur me kundërshtimet ndaj draftit të reformës territoriale që parashikon reduktimin e numrit të bashkive, kreu i Grupit...

Rama për reformën territoriale: “Kundërshtimet janë pjesë e procesit, vendimi do të merret pas...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për debatet dhe kundërshtimet që kanë shoqëruar reformën e propozuar administrativo-territoriale, pas protestave të disa përfaqësuesve vendorë dhe kritikave...

Juventus godet në merkato, zyrtarizon talentin boshnjak Alajbegovic dhe afron Kolo Muani

0
Juventus ka zyrtarizuar një tjetër goditje në merkato, duke siguruar shërbimet e mesfushorit sulmues boshnjak Kerim Alajbegovic. Talenti 19-vjeçar ka firmosur një kontratë pesëvjeçare...