20.6 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

‘Amnistia fiskale është një provokim! Rama të heqë dorë’, Berisha në konferencë për mediat

Ish-kryeministri dhe kryetari i PD Sali Berisha ka dalë në një konferencë për mediat, ku falenderoi vendet e Bashkimit Europian për vendimin e marrë mbi mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare për hapjen e negociatave.

Berisha ka kërkuar që Rama të heqë dorë nga ligji për amnistinë fiskale, që sipas tij, është një provokim, që iu bëhet vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

Po ashtu, Berisha theksoi se vendet e BE, një problem madhor kanë edhe eksportimin e krimit shqiptar në shtetet e tyre.

Berisha: Jam këtu për të paraqitur deklaratën e PD-së për sa vijon. Kto ditë do të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare për hapjen e negociatave me BE-në. Me këtë rast në emër të partisë Demokratike e cila ka qenë dhe mbetet lokomotivë e proceseve të integrimit, shpreh falenderimin më të thellë për BE-në për vendimin e tyre fisnik dhe miqësor për integrimin e plotë të vendit tonë. Gjithashtu unë siguroj BE-në dhe vendet anëtare se PD sot në opozitë dhe nesër në pushtet do të miratojë do të miratojë çdo akt dhe reformë të nevojshme për integrimin e vendit.

Unë jam këtu gjithashtu t’i kërkoj Ramës publikisht që në përgjigjie të këtij vendimi fisnik të mos guxojë të provokojë partnerët tanë, por të deklarojë se heq dorë përfundimisht nga ligji i anministisë fiskale kundër të cilit janë shprehur qartë edhe vendet anëtare të BE-së.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...