24.4 C
Tiranë
Thursday, July 16, 2026

“Ligji nuk zbatohet në mënyrën e duhur”/ Kreu i Dhomës Amerikane: “Kemi vënë re disa shpenzime jashtë strukturave të fiskalizimit”

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço i bëri thirrje parlamentit të mos marrë në dorë ligje që nuk i janë nënshtruar konsultimit publik.

Ai deklaroi se shoqëria civile dhe mediat luajnë rol në mbikëqyrjen e institucioneve publike duke theksuar se Shqipëria ka një ndër ligjet më të mira për konsultimin publik. Problemi theksoi Jaço është fakti se ky ligj nuk zbatohet në mënyrën e duhur.

“Sa më pak raste përjashtimore dhe raste që anashkalojnë proceduat standarde për prokurimet publike. Shoqëria civile apo mediat në vendet që kanë strukturë të mirë dhe shëndetshme luajnë rol në mbikëqyrjen e llogaridhënies së institucioneve publike. Konsultimi publik është se ne kemi një nga ligjet më të mira në Ballkanin Perëndimor por nuk zbatohet në mënyrën e duhur.

Për këtë arsye rekomandojmë një numër instrumentesh që ka për qëllim zbatimin e duhur të ligjit që përfshijnë penalitetet për shkelësit dhe detyrimin për parlamentin që të mos marrin në dorë ligje që nuk i janë nënshtruar konsultimit publik”, tha ai.

Jaço nënvizoi se biznesi ka nevojë të bëjë planifikime dhe në rast se kemi një ligj që ndryshon çdo vit, ky proces do të rezultojë i pamundur.

“Ky ligj ka konsekuencë të madhe ndaj grupeve të interesit në përgjegjësi. Sistemi i taksave është shumë i rëndësishëm për bizneset. Parimet tona janë standardet ndërkombëtare të kontabilitetit. Duhet të jetë i parashikueshëm. Biznesi ka nevojë të bëjë planifikim. Nëse kemi një ligj që ndryshon çdo vit është vështirë të bësh parashikim afatgjatë.

Vendet e tjera i ndryshojnë ligjet jo më shpesh se 5 vite. Jemi koshient që ka një draft të ri të sistemit tatimor që sapo ka hyrë në fazën e konsultimit publik. Ajo që kemi vënë re është se ligji nuk përmbush tre nga katër kriteret më kryesore që është ai i përputhjes me standardet ndërkombëtare. Kemi vënë re disa shpenzime jashtë strukturave të fiskalizimit. Dy ligjet duken në mospërputhje me njëra tjetrën. Në konsultimin publik kemi skenarin e ligjeve të thjeshta dhe ligjeve më komplekse që kërkojnë më shumë kohë”, u shpreh ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“541 të dënuar dalin sot nga burgu”, nis zbatimi i amnistisë penale! Ja kush...

0
Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë...

Po kalonte në vijat e bardha, makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë

0
Një aksident me pasojë plagosjen e një 13-vjeçari është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në qytetin e Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur...

“E punësuan dhe u boshatisi arkën brenda ditës”, si dyshohet se 5 mijë euro...

0
Ajo u prezantua si një grua në kërkim të një vendi pune, por sipas hetimeve, pas kërkesës për punësim fshihej një plan i mirëorganizuar...

“Nuk është tepër vonë, flisni me ne”, mister pas vdekjes së 28-vjeçarit shqiptar në...

0
Një 28-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta në Britaninë e Madhe, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të...

“Nëse do të vdesim, do të vdesim bashkë”, rrëfimi tronditës i gruas që shpëtoi...

0
Svetlana Grković nuk e lëshoi për asnjë çast bashkëshortin e saj, Ljubiša Karović, në momentet më të frikshme të jetës së tyre. Teksa 61-vjeçari...