32.8 C
Tiranë
Thursday, June 25, 2026

Amnistia fiskale/ Vasili: “Rama po shkatërron zinxhirin ekonomik të Shqipërisë në sherbim të parave të pista”

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili thotë se problemi në Shqipëri janë taksat e larta të cilat janë rrënuese në këtë moment të vështirë pas pandemisë dhe luftës në Ukrainë..

Në një status në rrjetet sociale Vasili shprehet se  kreu i qeverisë po inkurajon zinxhirin e dytë të ekonomisë shqëiptare për të krijuar alibinë dhe justifikimin për vërshimin e parave të pista dhe mafies përmes amnistisë fiskale.

Statusi i Petrit Vasilit

Rama po e shkaterron qellimshem zinxhirin ekonomik te Shqiperise ne sherbim te parave te pista?! Si duhet te jete Zinxhiri Ekonomik, logjik dhe i bazuar mbi interesin e qytetarit dhe interesin publik?

Taksa te uleta, cmime te pranueshme. Rritje e mireqenies dhe e konsumit per qytetaret. Rritje e konsumit dhe me shume te ardhura per biznesin, me shume vende te reja pune, me shume te ardhura per shtetin dhe automatikisht rritje te pagave dhe te pensioneve si dhe rritje e ndjeshme e investimeve publike, terheqje e investimeve te huaja, konkurence e ndershme dhe ulje e borxhit publik

Si eshte realisht Zinxhiri Mafioz ekonomik i Rames? Taksat te larta, qe sjellin cmime te larta Cmimet e larta qe shkaktojne varferim ekstrem te konsumatorit.

Kjo e fundit sjell ne menyre te pashmangshme renie te dukshme te konsumit. Renia e konsumit sjell gjithmone e me pak te ardhura per biznesin. Renia e te ardhurave per biznesin do te thote me pak te ardhura per shtetin, dobesim te madh te investimeve publike dhe pamundesi per te paguar pagat dhe pensionet

Por renia e te ardhurave per biznesin do te thote shkurtim te vendeve te punes. Rritja e papunesise do te thote mjerim per familjet shqiptare, rritje e kriminalitetit dhe destabilizim social.

Rritje katastrofike e borxhit publik.Pamundesi e thithjes se investimeve te huaja dhe frenim ekonomik

Nga analiza e dy zinxhireve te mesiperm kuptohet qarte, se problemi ne Shqiperi jane taksat e larta vrastare e skandaloze, vecanerisht rrënuese ne kete moment teper te veshtire pas pandemise dhe luftes ne Ukraine!

Po perse Edi Rama po refuzon ne menyre brutale te ule taksat? Cili eshte qellimi i Edi Rames dhe perse ai refuzon egersisht zerin e arsyeshem te eksperteve dhd njerezve publike, qe kerkojne uljen e taksave ne kete situate te veshtire?

Ai me vetedije te plote po inkurajon zinxhirin e dyte dhe me te erret e shkaterrimtar te ekonomise shqiptare. Shkaterrimi i zinxhirit normal te ekonomise ka vetem nje qellim: Krijimin e alibise dhe justifikimit per vershimin e parave te pista te qeverise dhe mafies eshte qellimi i vetem, i cili u shfaq qarte permes Amnistise fiskale.

Eshte shume e qarte, qe nuk eshte se kemi te bejme thjesht dhe vetem me nje hajduteri shteterore te organizuar, por eshte zbatimi i nje skenari kriminal dhe mafioz, qe synon falimentimin e ekonomise shqiptare si alibi dhe justifikim per vershimin e parave te pista!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama alarmon socialistët: “Mjaft me ekrane, zbrisni urgjentisht në terren!” – Kritika edhe për...

0
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar një ndryshim të menjëhershëm të mënyrës së funksionimit të Partisë Socialiste në terren, duke u dhënë porosi drejtuesve politikë...

Horoskopi ditor, e Enjte, 25 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell energji të re dhe dëshirë për të vepruar. Një mundësi interesante në punë ose në jetën personale mund të kërkojë një...

Parashikimi I motit, e Enjte, 25 Qershor 2026

0
Për 25 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë kryesisht i kthjellët dhe i nxehtë, me temperatura të larta në shumicën e territorit. Në...

Lëvizje në Portin e Sarandës/ Largohet Admir Malaj, emërohet Gjergji Mërkuri në krye të...

0
Ndryshime në drejtimin e Portit Detar të Sarandës. Sipas informacioneve paraprake, Admir Malaj është larguar nga detyra e drejtorit të portit, ndërsa në vend...

“Nuk e preka dhe nuk e pashë të binte” – Shqiptari 25-vjeçar arrestohet pas...

0
Një polic italian ka humbur jetën në Milano gjatë një ndjekjeje me shpejtësi të lartë të një automjeti që ishte larguar nga një postbllok...