18.8 C
Tiranë
Saturday, June 13, 2026

Amnistia Penale/ Manja : ‘Asnjë zyrtar i lartë nuk përfiton nga kjo amnisti !’

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, njoftoi sot nga burgu i Rrogozhinës se një numër impresiv prej rreth 780 të dënuar në të gjithë vendin kanë lënë qelitë e tyre pasi kanë përfituar nga amnistia. Ndër ta, ka dhe 800 të dënuar të tjerë që përfitojnë ulje të dënimit.

Nga ky grup, ka edhe gra, ku 15 prej tyre liruan menjëherë dhe 9 të tjera do të përfitojnë ulje dënimi në muajt në vijim. Mesazhi i Manjës për të dënuarit është i qartë: të kthehen në punë të ndershme dhe të mos e kthejnë më kokën pas.

Në këtë proces të lirimit, edhe të miturit kanë përfituar, ndërsa një numër i madh i të dënuarve janë në shërbim prove. Manja falënderoi deputetët për përkrahjen e ligjit për amnisti, duke shprehur shpresën se të dënuarit do të rikthehen në jetën e tyre të përditshme dhe në punë të ndershme.

Nënvizoi se asnjë zyrtar i lartë nuk përfiton nga kjo amnisti dhe se ky proces i lirimit përfiton nën-punëtorë të thjeshtë. Kjo amnisti, tha Manja, kursen buxhetin e shtetit rreth 30 milionë euro.

“Ju falënderoj për praninë në burgun e Rrogozhinës. Në këtë institucion është numri më i madh i të dënuarve që lirohen nga kjo amnisti, rreth 183 të dënuar. Në shkallë vendi ka startuar zbatimi i ligjit për amastinë, në të gjitha burgjet do lënë vendin e vuajtjes së dënimit rreth 780 të dënuar. Kjo shifër pritet të përditësohet, pasi në orët e fundit ka një numër të dënuarish përfitues që gjendjen në komisariatet e vendit, që janë përfitues. Për 780 ka mbaruar procedura. 800 të tjerë janë përfitues me ulje dënimi, që në total shkon tek 1600 të dënuar. 800 përafërsisht lirohen me animisti të plotë, pjesa tjetër me ulje dënimi.

15 gra lirohen menjëherë, 9 të tjera përfitojnë ulje dënimi, që deri në vjeshtë, pra në shtator lirohen. Përfitues nga amnistia janë 3 të mitur, 2 të mitur të tjerë përfitojnë ulje dënimi. Përfitues nga amnistia janë 2662 persona në shërbim në shërbim prove. Falënderoj 116 deputetë që bashkuan votat për t’iu dhënë mundësinë të dënuarve që të bashkohen me familjet dhe ti kthehen jetës normale. Uroj që të kenë një bashkim normal, t’i kthehen jetës së përditshme, t’i kthehen punës së ndershme dhe të mos e kthejnë më kokën pas. Kthejuni jetës normale se mbi çdo gjë është familja, por edhe shoqëria jonë, që për këtë gabim që kanë bërë kemi paguar për ta.

Asnjë zyrtar i lartë që gjendet duke vuajtur dënimin për shkak se është dënuar nga GJKKO apo se është në proces hetimi apo gjykimi nuk përfiton nga kjo amnisti. Me ulje dënimi janë një numër sa gishtat e një dore, nënpunës të thjeshtë që përfitojnë nga amnistia me ulje dënimi dhe lirohen me ulje dënimi. Nga amnistia zyrtarë të lartë nuk ka. I kursen buxhetit të shtetit rreth 30 mln euro”, tha Manja.

Këto masa reflektojnë një përpjekje të qeverisë për të rikthyer një pjesë të popullsisë në shoqëri pas kryerjes së dënimeve të tyre, ndërkohë që përfshin edhe një qasje të ndjeshme ndaj të miturve dhe rikonfirmimin e qëllimeve për një drejtësi të drejtë dhe të barabartë për të gjithë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam foto të Adrian Ramës, ai është personi kyç!”/ Qytetari publikon denoncimin dhe nxjerr...

0
Përmes një mesazhi të shoqëruar me dëshmi vizuale, një qytetar ka bërë publike pretendime lidhur me identitetin dhe rolin e disa personave, emrat e...

“Flakët përfshijnë një apartament në Burrel”, zjarrfikësit shmangin përhapjen në banesat e tjera

0
Një zjarr ka përfshirë katin e tretë të një pallati në qytetin e Burrelit, duke shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz. Sipas...

“Makinën ma dha dhuratë për reklamën”/ Rezart Veleshnja merret i pandehur për mashtrim, dosja...

0
Ish-aktori i humorit në Portokalli, Rezart Veleshnja, rezulton të jetë marrë i pandehur për veprën penale të “Mashtrimit”, pas një hetimi që lidhet me...

U ngrit në këmbë dhe festoi kualifikimin e Ilir Shaqirit, por më pas u...

0
Reagimi i Ermal Mamaqi pas shpalljes së Ilir Shaqiri si finalisti i fundit i Ferma VIP vijon të komentohet gjerësisht në rrjetet sociale. Opinionisti tërhoqi...

“Taulant kujdes kur kalon afër koshit…”/ Agron Shehaj sulmon ashpër qeverinë: Kuvendi duhet të...

0
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka lëshuar akuza të forta nga foltorja e Kuvendit, duke kritikuar ashpër qeverinë dhe mënyrën e qeverisjes. Shehaj tha...