29.1 C
Tiranë
Wednesday, August 5, 2026

Amy Schumer tregon transformimin pas humbjes së peshës: “Doja të isha e sinqertë për gjithçka”

Aktorja dhe komediania e njohur Amy Schumer ka ndarë me ndjekësit e saj një foto të re nga udhëtimi në Las Vegas, ku shfaqet dukshëm më e dobët, duke tërhequr vëmendjen dhe vlerësimet e fansave për transformimin e saj fizik.

Schumer ka folur shpesh për betejën me peshën dhe për përvojat e saj me trajtime të ndryshme, përfshirë përdorimin e ilaçit “Ozempic”, të cilin e përshkroi si “një përvojë të tmerrshme”. “E provova Ozempicun pothuajse tre vjet më parë dhe isha e shtrirë në shtrat. Po villja dhe nuk kisha energji, por të tjerë po e marrin dhe duken mirë”, ka rrëfyer ajo, duke shtuar se efektet anësore e detyruan ta ndërpriste trajtimin.

Aktorja 43-vjeçare ka pranuar gjithashtu se në vitin 2022 i është nënshtruar një ndërhyrjeje liposuksioni, duke theksuar se nuk ka dashur kurrë të fshehë asgjë nga publiku. “Kur vendosa të bëja liposuksion, e thashë publikisht. Ji e sinqertë me njerëzit,” është shprehur ajo në emisionin “Watch What Happens Live”.

Së fundmi, Schumer ka zbuluar se ka gjetur një kombinim ilaçesh që i ka dhënë rezultate të qëndrueshme, ndërsa theksoi se transparenca për shëndetin dhe trupin mbetet prioritet për të. “Të gjithë bëjnë diçka para kamerave. Unë thjesht doja të isha e sinqertë për këtë,” u shpreh ajo.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 3 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji dhe dëshirë për të vepruar. Një vendim i marrë me qetësi mund t’ju hapë rrugë të reja. Në dashuri,...

Parashikimi I motit, e Hënë, 3 Gusht 2026

0
Për 3 gushtin 2026, në Shqipëri pritet të mbizotërojë mot i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Masat e ngrohta ajrore do të vijojnë të...

Bardhi i përgjigjet Ramës për reformën territoriale: “Të vendosin qytetarët me referendum”

0
Pas reagimit të kryeministrit Edi Rama lidhur me kundërshtimet ndaj draftit të reformës territoriale që parashikon reduktimin e numrit të bashkive, kreu i Grupit...

Rama për reformën territoriale: “Kundërshtimet janë pjesë e procesit, vendimi do të merret pas...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për debatet dhe kundërshtimet që kanë shoqëruar reformën e propozuar administrativo-territoriale, pas protestave të disa përfaqësuesve vendorë dhe kritikave...

Juventus godet në merkato, zyrtarizon talentin boshnjak Alajbegovic dhe afron Kolo Muani

0
Juventus ka zyrtarizuar një tjetër goditje në merkato, duke siguruar shërbimet e mesfushorit sulmues boshnjak Kerim Alajbegovic. Talenti 19-vjeçar ka firmosur një kontratë pesëvjeçare...