31 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Analiza e 2022/ Çuçi: ” Do të vijohet me reformimin e Policisë Kriminale”

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi teksa bëri analizën e vitit që lamë pas, tha se 2022 për Policinë e Shtetit ka qenë i mbushur me shumë sfida.

Ai theksoi se gjatë këtij viti do të vijohet me reformimin e Policisë Kriminale, reformë kjo, e cila sipas tij do ta bëjë këtë strukturë më eficente sa i takon goditjes së krimit.

“Viti 2022 ka qenë viti i mbushur me sfida dhe pjesa kryesore që ka mbuluar MB më  2022 lidhet me funksionimin e Policisë së Shtetit, që është pjesa më e madhe e Ministrisë së Brendshme. Gjatë 2022 kemi bërë një hap të rëndësishëm të Policisë, dhe kemi arritur që në 2022 ne të fillojmë jetësimin e reformave , që është reforma e Policisë Kriminale, të rrisim eficencën Policisë Kriminale. Duke filluar nga ky vit, Policia Kriminale do të merret, do të riorganizohet brenda saj dhe do të shkëputet nga krimet në volum”, tha ai.

Sa i takon sulmeve kibernetike të bëra nga iranianët, ministri Cuçi tha se në vitin 2023 janë rritur investimet në fushën e teknologjisë.

“Në buxhetin e 2023 do të rrisnin 7.6 herë investimet në teknologjisë”, tha ai.

Ai theksoi se do vazhdojë mbështetja ndaj punonjësve të Policisë, pasi sipas Çuçit efektivët janë në luftë direkte me krimin.

“Punonjësit e policisë meritojnë një pagë më të mirë se janë në përballje direkte me krimin. Për 2023 kemi parashikuar krijimin e njësisë speciale për kontrollin detar”, tha ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kapet me 1.68 kg kokainë në Tiranë! Policia arreston 44-vjeçarin që dyshohet se furnizonte...

0
Një tjetër goditje ndaj trafikut dhe shpërndarjes së drogave të forta është finalizuar nga Policia e Tiranës, e cila ka arrestuar një 44-vjeçar të...

Horoskopi ditor, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 20 Qershor 2026 ♈ Dashi Energjia juaj është e lartë dhe ju ndihmon të përballoni me sukses sfidat e ditës. Në punë mund...

Parashikimi I motit, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Për 20 qershorin, moti parashikohet kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë në të gjithë vendin, me temperatura tipike verore. Në zonat bregdetare do të...

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...