26.9 C
Tiranë
Friday, August 21, 2026

Arben Ahmetaj: Drejtësia është e kapur nga politika, Rama po përndjek kundërshtarët e tij

 

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka bërë deklarata të forta lidhur me situatën në drejtësi dhe zhvillimet politike në vend. Në një intervistë të fundit, Ahmetaj theksoi se drejtësia në Shqipëri është plotësisht e kontrolluar nga politika, duke e konsideruar këtë si kërcënimin më të madh për demokracinë.

Sipas tij, kryeministri Edi Rama e përdor drejtësinë si një mjet për të përndjekur kundërshtarët e tij politikë, ndërsa vendimet e Prokurorisë nuk janë të pavarura, por të diktuara nga interesi politik.

Nuk mund të thuash tani, si u informoka kryeministri? Çfarë është ai, sheik që shkon prokurori ta informojë? Në një vend ku drejtësia është e varur politikisht, shkatërrohet demokracia. Nuk ka tradhti më të madhe se sa të shkatërrosh drejtësinë,” – deklaroi Ahmetaj.

Ai akuzoi qeverinë se po përdor drejtësinë për të goditur oponentët dhe për të inskenuar një “teatër politik” para zgjedhjeve. Duke iu referuar arrestimit të ish-kreut të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, Ahmetaj la të kuptohet se gjithçka është pjesë e një strategjie të Ramës për të kontrolluar skenën politike.

Nuk e di çfarë ka bërë Veliaj, por ai e përgatiti këtë. Nuk e di si i intereson Ramës ta arrestojë tani apo pas zgjedhjeve, por zgjodhi përpara për të bërë teatrin e madh që bën. Unë e njoh shumë mirë,” – shtoi Ahmetaj.

Deklaratat e tij vijnë në një moment kritik për vendin, vetëm pak javë para zgjedhjeve të 11 majit, ku klima politike vijon të jetë e tensionuar dhe akuzat për ndikimin e qeverisë në institucionet e pavarura janë në rritje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dwayne Johnson rrëfen marrëdhënien e vështirë me të atin: “Nuk u riparua kurrë”

0
Dwayne Johnson ka folur hapur për marrëdhënien e ndërlikuar me të atin, Rocky Johnson, i cili ndërroi jetë në vitin 2020. Aktori dhe ish-mundësi profesionist...

U dënua për vrasje në vitin 1950, i shpëtoi 8 ekzekutimeve dhe vdiq në...

0
Francis Clifford Smith, i dënuar për vrasje në vitin 1950, ka vdekur në moshën 101-vjeçare, pasi kaloi më shumë se shtatë dekada në burgjet...

Vdekja e 5-vjeçares Hind Rajab në Gaza, IDF urdhëron hetim penal

0
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë urdhëruar hapjen e një hetimi penal për vdekjen e 5-vjeçares palestineze Hind Rajab në Gaza, një rast...

Mbi 3.3 tonë kokainë sekuestruar në Spanjë dhe Portugali, goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikut

0
Një operacion i përbashkët i autoriteteve spanjolle dhe portugeze ka çuar në sekuestrimin e një sasie të madhe kokaine në Costa del Sol të...

Ky është 20-vjeçari portugez që u vra në Ksamil, si nisi konflikti fatal në...

0
Ky është Luis Miguel Varela Mendes, turisti 20-vjeçar portugez që humbi jetën pasi u godit me thikë në orët e para të 18 gushtit...