26.5 C
Tiranë
Friday, May 22, 2026
spot_img

Arbi Agalliu: Pas Kuvendit të 18 dhjetorit do të dalim më të fortë dhe të hapur!

Deputeti i Partisë Demorkatike, Arbi Agalliu nga ambientet e Pallatit të Kongreseve ka folur për të ardhmen dhe Çështjen “Berisha”.

Sipas Agalliut në PD nuk mund të ketë persona që preken nga dekriminalizimi dhe ata që janë shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Në gjithë tavolinat përkatëse, delegatët janë duke firmosur dhe në këtë kontekst nëpërmjet kamerave ka një transparencë. Ne pas këtij Kuvendi do të kemi një PD më të mirë dhe më të hapur. PD t’i drejtohet shtresës së mesme dhe qytetarëve. Hapja e partisë futja në komunikim dhe diskutim publik i të gjithë atyre që mendojnë ndryshe por janë profesionistë, e kemi si bindje një ndër objektivat e PD sot është çliruar nga çdo dualizëm dhe kemi një qëllim të bashkuar dhe të hapemi për prurje të reja gjithmonë në mënyrë institucionale. Shqipëria e 2022 duhet të diskutojmë në mënyrë të mirë pa ofendime dhe pa urrejtje. Ne duhet të ecim përpara me një frymë evropiane të zhvilluar. PD nuk duhet të mbahet peng.

Është diskutuar një pikë që personat e shpallur non grata mos jenë pjesë e strukturave të PD, është një formë për të lënë Berishën jashtë PD-së? “Unë nuk dua të ngel peng për një emër të caktuar. Unë kam konsideratë për çfarë ka bërë Berisha dikur por tani ka ardhur koha të hapë krahun. Zoti Berisha ka kontribuar për PD, ka vendosur themelet e shtetit shqiptar por duhet t’i hapë rrugë zhvillimit dhe mendimit ndryshe dhe mos kthehemi pas në kohë. Duhet t’i themi stop individëve për dekriminalizimin , t’i themi stop individëve që janë shpallur non grata nga SHBA. Dyert e PD janë të hapura për këdo, duhen vendosur disa parime që nuk ka të bëjë kulti i individit por të jemi të gjithë të barabartë”, tha Agalliu.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kuvendi miraton me 110 vota ndryshimet në rregullore, pas marrëveshjes PS–PD; SPAK nuk do...

0
Kuvendi ka miratuar me 110 vota pro ndryshimet në rregulloren parlamentare, pas një dakordësie mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, që solli tërheqjen e...

FIFA po shqyrton zgjerimin e Kupës së Botës pas 2026: “Ideja ende larg realizimit”

0
Me afrimin e Kupës së Botës 2026, FIFA ka nisur të diskutojë mundësitë për ndryshime të mëtejshme në formatin e turneut pas përfundimit të...

Nëna e Matthew Perry-t dëshmon në gjykatë: “Ish-asistenti nuk e mbrojti dhe u përfshi...

0
Suzanne Perry, nëna e aktorit të ndjerë Matthew Perry, ka dëshmuar në gjykatë gjatë seancës së dënimit të ish-asistentit të tij, Kenneth Iwamasa, i...

Britania e Madhe akordon 23 milionë euro për luftën kundër Ebola-s në Kongo; OBSH...

0
Britania e Madhe ka njoftuar një paketë të re financimi deri në 23 milionë euro për të mbështetur përpjekjet kundër përhapjes së Ebola-s në...

Ekspertët e shëndetit mendor: “Si ta përballoni një ndarje dhe gabimet që e zgjasin...

0
Ekspertët e shëndetit mendor theksojnë se ndarjet në marrëdhënie janë gjithmonë të vështira dhe përjetohen ndryshe nga çdo individ, duke sjellë emocione si trishtim,...