30 C
Tiranë
Wednesday, July 8, 2026

Reagon Jozefina Topalli për referendumin/ “Goodbye Lul! Sot duhet të rrish në radhë për të votuar në Referendumin”

Ish-deputetja demokrate dhe ish-kryeparlamnetare Jozefina Topalli ka reaguar lidhur me referendumin që po zhvillohet në PD për të shkarkuar Lulzim Bashën si kryetar të partisë.

Në një status në Facebook, Topalli shkruan se në votime kanë shkuar demokratë dhe themelues të degëve të Partisë Demokratike për të larguar Lulzim Bashën.

Pas këtij të fundit, thotë Topalli, radhën e ka Kryeministri Edi Rama.

“Goodbye Lul! Sot duhet të rrish në radhë për të votuar në Referendumin e PD për largimin e LB!

Sot kanë shkuar për të votuar edhe ata demokratë që kanë vite që nuk dalin nga shtëpia; sot janë ngritur për të votuar nga themeluesit e degëve të PD deri tek anëtari më i ri i saj; sot janë ngritur nga shtrati të sëmurë për të votuar në referendum. Kanë votuar nga më të rinjtë deri tek më të moshuarit.

Asnjëherë nuk ka patur një pjesëmarrje demokratësh si kjo e sotmja. Kjo është dita e bukur e demokracisë! Kaq radhë nuk ka patur as në ditën e votimeve.

Kjo nuk është vetëm shprehja më e bukur e lirisë dhe demokracisë, kjo është mesazhi i shpresës; Me këtë pjesëmarrje e besim që njerëzit kanë tek çlirimi nga pengu ata po përcjellin shpresën për të larguar edhe qeverinë aktuale. Pas LB radhën e ka Rama! Goodbye Lul! Faleminderit çdo demokrati”, ka shkruar Jozefina Topalli në Facebook.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Operacioni “Basti i Fundit” në Fushë-Krujë/ Arrestohet polici, dyshohet për organizim lojërash fati të...

0
Një punonjës policie dhe dy persona të tjerë janë arrestuar në flagrancë në kuadër të operacionit të koduar “Basti i Fundit”, pas një hetimi...

Zjarr i madh në Porto Palermo, zjarrfikësit ndërhyjnë për izolimin e flakëve

0
Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e djeshme zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, forcat zjarrfikëse...

Gjykata e Posaçme lë në burg Emiljan Burbën/ SPAK: Dyshohet se drejtonte grup kriminal...

0
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për Emiljan Burbën, i arrestuar pas hetimeve...

Veliaj kërkon përshpejtimin e gjykimit në Gjykatën e Lartë/ Avokati Ndreca: Vonesat cenojnë mandatin...

0
Mbrojtja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar në Gjykatën e Lartë kërkesën për përshpejtimin e shqyrtimit të çështjes së tij, pas zbardhjes...

E kërkuar nga Interpoli për atentatin me bombë në Monako, gjendet e vrarë në...

0
Një grua ukrainase, e shpallur në kërkim ndërkombëtar si e dyshuar për një atentat me bombë në Monako, është gjetur e pajetë pranë kryeqytetit...