25.2 C
Tiranë
Wednesday, July 15, 2026

Arjon Muça tregon për sfidën e tij të fshehur: “Unë jam disleksik”

Moderatori i njohur, Arjon Muça, ka ndarë për herë të parë një aspekt të jetës së tij që e kishte mbajtur privat deri më tani. Gjatë një interviste në një emision televiziv, ai zbuloi se është disleksik dhe se ka pasur gjithmonë vështirësi me leximin.

Unë jam disleksik, një nga gjërat që s’e kam thënë kurrë në ekran. Kam probleme me leximin,” u shpreh ai, duke ndarë hapur këtë pjesë të jetës së tij me publikun.

Arjoni tregoi se e kuptoi këtë sfidë që në moshën 6-7 vjeç, gjatë shkollës fillore, kur vuri re se kishte vështirësi të mësonte leximin si bashkëmoshatarët e tij. “Kur të tjerët dinin të lexonin, unë s’dija. Jo se s’dija, por thjesht nuk e kuptoja mirë sesi funksiononte koncepti i leximit,” tha ai, duke shtuar se shkronjat shpesh i dukeshin si forma të çuditshme.

Për të përballuar këtë sfidë, Arjoni ka zhvilluar teknika të veçanta mësimi. “Unë mësoj përmendësh, dhe kur filloj të lexoj, truri im ka zhvilluar aftësinë të krijojë imazhe fotografike. E rishoh tekstin si një fotografi dhe gjej pikat kyçe,” shpjegoi ai.

Moderatori gjithashtu falënderoi kolegët e tij, veçanërisht Erjona Rusin, për mbështetjen që i kanë dhënë gjatë karrierës, sidomos në momente kur i është dashur të përballojë situata të vështira në transmetim. Ai vlerësoi ndihmën e saj gjatë leximit të dokumenteve të ndërlikuara, duke theksuar se mbështetja e saj ka qenë një shtysë e madhe për të.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“541 të dënuar dalin sot nga burgu”, nis zbatimi i amnistisë penale! Ja kush...

0
Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë...

Po kalonte në vijat e bardha, makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë

0
Një aksident me pasojë plagosjen e një 13-vjeçari është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në qytetin e Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur...

“E punësuan dhe u boshatisi arkën brenda ditës”, si dyshohet se 5 mijë euro...

0
Ajo u prezantua si një grua në kërkim të një vendi pune, por sipas hetimeve, pas kërkesës për punësim fshihej një plan i mirëorganizuar...

“Nuk është tepër vonë, flisni me ne”, mister pas vdekjes së 28-vjeçarit shqiptar në...

0
Një 28-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta në Britaninë e Madhe, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të...

“Nëse do të vdesim, do të vdesim bashkë”, rrëfimi tronditës i gruas që shpëtoi...

0
Svetlana Grković nuk e lëshoi për asnjë çast bashkëshortin e saj, Ljubiša Karović, në momentet më të frikshme të jetës së tyre. Teksa 61-vjeçari...