25.2 C
Tiranë
Wednesday, July 15, 2026

Tiranë: Pesë të shoqëruar për vrasjen dhe plagosjen e dy 14-vjeçarëve

Policia e Tiranës ka shoqëruar në komisariat pesë persona, mes tyre tre të mitur që dyshohen si autorët e vrasjes së një 14-vjeçari dhe plagosjes së një tjetër. Ngjarja e rëndë ndodhi pas përfundimit të orës së gjashtë të mësimit, kur dy viktimat u sulmuan në një rrugicë nga tre bashkëmoshatarë të tyre, fillimisht me grushta dhe më pas me thikë.

Sipas gazetarit Igli Çelmeta, të shoqëruarit do të merren në pyetje nga autoritetet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Krimi, i cili ndodhi brenda një kohe prej vetëm 90 sekondash, është kapur nga kamerat e sigurisë të zonës. Nga hetimet e para, dyshohet se konflikti mes të miturve kishte nisur në rrjetet sociale dhe më pas eskaloi në dhunë fizike.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje tragjike, që ka tronditur komunitetin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nëse do të vdesim, do të vdesim bashkë”, rrëfimi tronditës i gruas që shpëtoi...

0
Svetlana Grković nuk e lëshoi për asnjë çast bashkëshortin e saj, Ljubiša Karović, në momentet më të frikshme të jetës së tyre. Teksa 61-vjeçari...

Kosova shpall “non grata” ministren serbe Paunoviç, Sveçla: “Çdo përpjekje për të ringjallur ideologjitë...

0
Kosova ka shpallur person “të padëshirueshëm” ministren serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviç, duke i ndaluar asaj përherë hyrjen apo kalimin...

“Forcat amerikane janë gati për veprim”, nis bllokada detare ndaj Iranit pas urdhrit të...

0
Bllokada e re detare ndaj Iranit ka nisur në orën 23:00 sipas kohës greke, në zbatim të paralajmërimeve të mëparshme të presidentit amerikan Donald...

Spanja në finalen e Botërorit pas 16 vitesh, “La Roja” eliminon Francën me dy...

0
Spanja është finalistja e parë e Kupës së Botës 2026, pasi ka mposhtur Francën me rezultatin 2-0 në gjysmëfinalen e zhvilluar në Arlington, Texas. Skuadra...

Aksident tragjik në Vlorë, automjeti përplas për vdekje 80-vjeçaren në Vranisht

0
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e së martës në qarkun e Vlorës, ku një këmbësore 80-vjeçare ka humbur jetën pasi është...