9.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

Armando Broja: Ipswich rindërton negociatat për huazimin e sulmuesit të Chelsea

Merkato e Armando Brojës është kthyer në një lajm që ndryshon në çdo moment. Pas njoftimeve të ekspertëve të futbollit se sulmuesi kuq e zi do të qëndronte te Chelsea deri në janar, ku do të nënshtrohej rehabilitimit për dëmtimin në tendinë, rrjedha ka ndryshuar sërish.

Ekipi i Ipswich është rikthyer në negociatat për të marrë shërbimet e 22-vjeçarit, i cili një javë më parë realizoi dhe testet mjekësore në të. Palët nuk kanë dhënë detaje për shifrat apo kushtet që do të ofrojnë, por në marrëveshjen e pak ditëve më parë Broja do të jepej për huazim me një vit e më tej me të drejtën e shitjes së kartonit për 30 milionë euro nëse Ipswich do të qëndronte në kategori.

Edhe Everton kishte shprehur interes për Brojën në atë kohë, por nuk kishte bërë një ofertë konkrete. Rinisjen e negociatave e ka konfirmuar menaxheri i Ipswich, Kieran McKenna, i cili ka theksuar se shpresojnë të arrijnë në një marrëveshje që do të jetë e favorshme për të dy palët.

Ky do të ishte huazimi i katërt i Brojës larg Chelsea, pas periudhave të kaluara në Vitesse, Southampton dhe Fulham. Kontrata e tij me Chelsea është në fuqi deri në vitin 2028.

Problemet për Brojën filluan në dhjetor të vitit 2022, kur ai pësoi një dëmtim të ligamenteve që e mbajti jashtë fushës së blertë deri në shtator të vitit të shkuar. Një huazim në Ipswich mund t’i ofrojë mundësinë të rikthehet në formën e tij të plotë dhe të tregojë potencialin e tij në kampionatin anglez.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...