27.1 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Arrestimet e pjesëmarrësve në Festivalin e Tekno-s në Vlorë: 7 persona, përfshirë 5 të huaj dhe 2 Shqiptarë

Shtatë persona janë arrestuar, përfshirë pesë të huaj dhe dy shqiptarë, si furnitorë të drogës në festivalin tekno që u mbajt pak ditë më parë në plazhin Delisuf të Vlorës. Ky festival, i njohur si ‘Teknofestival’, tërhoqi qindra të rinj nga vende të ndryshme si Italia, Franca, Gjermania, Çekia dhe Shqipëria.

Videot e festës, të publikuara nga Shqiptarja.com dhe Report Tv, tregojnë qindra të rinj të grumbulluar në plazh, duke organizuar festa të shfrenuara me alkool dhe drogë. Report Tv arriti të regjistrojë pamje nga festa e 1 Shtatorit, e cila ishte e mbushur me alkool dhe lëndë narkotike.

Dy ditë më vonë, policia e Vlorës njoftoi arrestimin e shtatë personave që vepronin si grup kriminal për shitjen e drogës në festivalin në plazhin Delisuf. Të arrestuarit janë identifikuar si: A. S., 37 vjeç, nga Polonia; P. O., 38 vjeç, nga Hungaria; Ch. G., 27 vjeç, nga Italia; G. M., 20 vjeçe, nga Italia; P. S., 43 vjeç, nga Çekia; S. S., 20 vjeç, nga Tirana; dhe F. K., 27 vjeç, nga Kosova.

Operacioni antidrogë i koduar “Parts 28” çoi në sekuestrimin e lëndëve narkotike të ndryshme, përfshirë kokainë, MDMA, ekstazi, LSD dhe kanabis, si dhe dy automjete dhe 1800 euro të përfituara nga shitja e drogës. Materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...