27.1 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Arrestimet te Trauma/ Vasili: “Drejtesia me regji ‘lufte’ me mjekët e kotecet, dhe ‘dashuri’ me inceneratorët e shtesat e kateve”

Deputeti i Partisë së Petrit Vasili ka akuzuar qeverinë Rama se po bën shoë dhe drejtësi me regji me mjekët e keqpaguar në këtë vend dhe me qytetarët për një kotec, ndërkohë që nga ana tjetër “mbyll sytë” për aferat e inceneratorëve dhe katet shtesë pa leje.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shkruan se qeveria ndërmerr operacione gjiganteske, te planifikuara, te menduara, te sterholluara, te koordinuara, me police me maska dhe per çfare; per arrestimin e mjekeve dhe te te moshuares per kotecin e pulave. Ndersa per inceneratoret ku jane vjedhur qindra milion euro Drejtesia me regji harron, hutohet, ngaterrohet, nuk kujtohet, pengohet me kembet e saj dhe ne fund nuk i arreston dot hajdutet e qeverise.

REAGIMI I PLOTE

Drejtesia me regji “lufte” me mjeket e kotecet, dhe “dashuri” me inceneratoret e shtesat e kateve!

Ryshfeti eshte i papranueshem nga kushdo, por kjo perpjekja qesharake e Drejtesise me regji per ta paraqitur si sukses te papare eshte vertet nje banalitet vulgar vetem per qellime propagandistike te qeverise.

Drejtesia me regji dhe shteti policor jane ne nje “lufte” madheshtore me mjeket e keqpaguar dhe nen presionin e madh te punes se perditshme, me ata mjeke, qe perballuan Covidin dhe qe perballen me mijra te semure e familjare, qe nuk i paguan as sa Kosova.

Operacione gjiganteske, te planifikuara, te menduara, te sterholluara, te koordinuara, me police me maska dhe per çfare; per arrestimin e mjekeve dhe te te moshuares per kotecin e pulave.

Ndersa per inceneratoret ku jane vjedhur qindra milion euro Drejtesia me regji “harron, hutohet, ngaterrohet, nuk kujtohet, pengohet me kembet e saj dhe ne fund nuk i arreston dot hajdutet e qeverise.

Drejtesia me regji dhe shteti policor vetem habitet, çuditet dhe tromakset kur sheh qindra kate e kulla pa leje, por edhe keta nuk i arreston dot por ben gati VKM- ra qe ti amnistojne.

Drejtesia me regji prap hutohet, harron, nuk kujtohet perballe AKSH-it, qe ka perpire mbi 200 milion euro dhe nuk mbron dot te dhenat individuale dhe shteterore.
Drejtesia me regji i ” harron” tenderat me 99.9% te cmimit, tenderat sekrete, por “harron” edhe rruget e florinjta me dhjete fish te çmimit, por “harron” fare fare edhe koncesionet etj etj hajduterira.

Ky eshte palaçolleku i drejtesise me regji dhe shtetit policor te dashuruar me hajdutet qindra milion eurosh dhe te “egersuar” pa fund per kotecin, pllakat pa leje te wc se apartamentit dhe lekurinat e mjekeve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...